• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Dokumenti: “Ekzekutoni dhe më rrëfeni dëshirat e tyre të fundit”! Si miratoi Enver Hoxha eliminimin e 6 përfaqësuesve të fesë në Shkodër?

11/11/2023
in Dosja X
A A
Dokumenti: “Ekzekutoni dhe më rrëfeni dëshirat e tyre të fundit”! Si miratoi Enver Hoxha eliminimin e 6 përfaqësuesve të fesë në Shkodër?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Enver Hoxha njihet si një ndër diktatorët më gjakatarë të Evropës Lindore gjatë Luftës së Ftohtë, periudhë në të cilën në Shqipëri u ekzekutuan apo vdiqën në burgje e kampe internimi mijëra shqiptarë.

Në fillimet e vendosjes së regjimit në Shqipëri, komunistëve iu desh që të eliminonin kundërshtarët politikë si edhe klerin përmes metodave të terrorit që parashikonin ekzekutimin e tyre me togë pushkatimi.

Përgjatë dy viteve të para, ka disa dokumente që vërtetojnë se urdhrat e pushkatimit të kundërshtarëve janë dhënë direkt nga Enver Hoxha me shkrim. Në një dokument, që mban datën 2 mars 1946, të gjetur nga studiuesi Hasan Bello, vetë Hoxha urdhëron ekzekutimin me pushkatim të gjashtë personave në Shkodër.

Madje, në letër Hoxha shkruan se pasi t’i pushkatojnë, duhet që t’i sjellin atij me telegram edhe se çfarë kanë qenë fjalët e tyre të fundit, pak para vrasjes.

Kjo shkresë është unike pasi më vonë Hoxha nuk rezulton të ketë dhënë urdhër me shkrim për pushkatim të kundërshtarëve, sepse sipas Bellos u sofistikua për të mos lenë gjurmë. Urdhrat sërish jepeshin prej tij, por gojarisht dhe më pas çdo gjë ekzekutohej nga Sigurimi i Shtetit.

“Një shkresë që ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare, Gjeneral Kolonel Enver Hoxha ia dërgon Gjykatës Ushtarake në Shkodër më 2 mars 1946 ku aprovon dënimin me vdekje të 6 personave dhe 1 burgim të perjetshem.

Tre nga këta janë klerikë të njohur katolike, njeri prej të cileve, Pater Giovanni Fausti nga Breshia e Italisë.
Në fakt, ky dokument dhe pak të tjerë janë të rrallë ku diktatori ka firmosur, sepse me kalimin e kohës, ai do të sofistikohet duke dhënë urdhra verbalë për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë.

Por nuk ka patur ekzekutim, për të cilin, sic ndodh rëndom në çdo vend, kryetari i shtetit nuk ka dhënë miratimin e tij personal”, shkruan Bello.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In