• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dokumente ekskluzive/ Fijet që lidhin Samir Manen me koncesionin e Portit të Vlorës

29/10/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Dokumente ekskluzive/ Fijet që lidhin Samir Manen me koncesionin e Portit të Vlorës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dyshimet se pas marrjes me koncesion për 35 vite të portit të Vlorës për ta shndërruar në port jahtesh qëndron biznesmeni Samir Mane përforcohen nga dokumentat ekskluzive të siguruara nga Gazeta Shqip.

Dokumentat tregojnë se njëra prej kompanive që zotëron koncesionin në fjalë ka lidhje të forta me grupin “Balfin”, të zotëruar nga biznesmeni Mane. Fjala është për kompaninë britanike “Marina Projects” LTD.

Kompania britanike lidhet me Balfin Group përmes një kontrate me numër MP310-SOW-04 të nënshkruar në datën 26 gusht të 2020-s, pesë muaj para se Kryeministri Edi Rama të deklaronte dhënien me koncesion të portit ekzistues për t’u transformuar në port turistik dhe ndërtimin e portit të ri për mallra dhe pasagjerë në zonën e Triportit.

Përmbajtja e kontratës është e klasifikuar, por ajo kushtëzon marrëdhënien mes dy ortakëve të koncesionit, ortakut të parë, që statuti i koncesionarit përcakton kompaninë “Marina di Valona” dhe ortakut të dytë, që është kompania britanike, “Marina Projects” LTD.

Dokumente ekskluzive/ Fijet që lidhin Samir Manen me koncesionin e PortitStatuti i kompanisë koncesionare “Marina Vlorë” krijuar pas marrjes me 1 euro për 35 vite të Portit aktual të Vlorës për ta kthyer në port jahtesh.

Në nenin 3.3 të statutit të themelimit ku flitet për “vendimmarrjet specifike të asamblesë së ortakëve thuhet se: “Ndryshimi i të drejtave dhe detyrimeve në Marina Service Agreement, ose çdo kontratë tjetër mes shoqërisë dhe ortakut të dytë do të bëhet në çdo rast me votat e ortakut të parë dhe ortakut të dytë”.

Kompania “Marina Projects” LTD zotëron vetëm 10 për qind të koncesionit, por përmbajtja misterioze e “Marina Service Agreement” ngre të tjera dyshime të forta se pas kompanisë së parë, pra kompanisë “Marina Di Valona”, që zotëron 30 për qind të koncesionit, qëndron pikërisht biznesmeni Samir Mane.

Dokumente ekskluzive/ Fijet që lidhin Samir Manen me koncesionin e PortitParashikimete statutit për vendimmarrjet specifike të Asamblesë së shoqërisë, ku lidhet kompania e parë me të dytën
Për më tepër, statuti është hartuar në mënyrë të tillë që ngjason me skemat e mirëfillta të përdorura në Shqipëri vitet e fundit në tendera dhe koncesione, ku kompanitë që shpallen fituese shesin aksionet e tyre për shifra qesharake te kompani të tjera.

Dyshimet përforcohen edhe nga fakti që kompania britanike “Marina Projects” LTD, që në Shqipëri është bërë pjesë e një ‘thele’ të majmë në një koncesion me vlerë miliona euro në vit, në Britaninë e Madhe rezulton anonime. Bilancet financiare të saj në autoritetet britanike janë modeste prej disa mijëra paundësh, ndërsa vlera totale e aseteve që zotëron është rreth 500 mijë paund.

Dokumente ekskluzive/ Fijet që lidhin Samir Manen me koncesionin e PortitBilancetfinanciare modeste të Marina Projects LTD
Këto të dhëna e përfshijnë atë në vendlindje te bizneset e vogla, që sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Shqip e përjashtojnë atë nga auditet financiare të detyrueshme prej autoriteteve. Kompania rezulton e themeluar në vitin 2001 me emrin “Marina Solutions Unlimited”. Por, nga aktiviteti i saj me këtë emër mungojnë të dhënat.

Po ashtu, prej të paktën vitit 2017 dokumentet e siguruara nga Gazeta Shqip sugjerojnë se kjo kompani ka kaluar në ujëra të turbullta, me vendime sekuestroje nga ana e gjykatave dhe vështirësi të tjera financiare. Masa e sekuestros është vënë për llogari të bankës “National Westminster Bank PLC”.

Dokumente ekskluzive/ Fijet që lidhin Samir Manen me koncesionin e PortitMasae sekuestros ndaj Marina Projects LTD
Gjithsesi, kompania “ka mbajtur” veten, ndërsa ka të punësuar mesatarisht në vit vetëm 13 deri në 15 persona. Pra, hartimi e zbatimi i projektit të portit të ri të jahteve të Vlorës, me një kosto mbi 22 milionë euro do t’i besohet një kompanie anonime britanike me një grusht punonjësish.

Vula përfundimtare që jep me koncesion për 35 vite Portin e Vlorës u dha më datë 13 tetor të këtij viti, ku Qeveria miratoi lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro. Sipas vendimit të Qeverisë, privati përfiton në këtë koncesion një sipërfaqe totale prej 57 mijë e 500 metër/katrorë, ku 38 mijë është sipërfaqe ndërtimore.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj e ka cilësuar tërësisht korruptiv këtë koncesion. “Qeveria po prish portin e mallrave në Vlorë, sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të Kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh. Por meqë porti i mallrave po prishet, qeveria do ta ndërtojë me koncesion duke e zhvendosur në zonën e Triportit”, deklaron ai.

Por edhe porti i ri i mallrave, i përcaktuar në Triport, ose porti aktual i peshkimit do të jepet po me koncesion. Qeveria për këtë ka nisur procedurat. Por sa do të kushtojë? “Qytetarët shqiptarë do të paguajnë një vlerë e parashikuar prej 60 milionë eurosh për të ndërtuar portin e ri tregtar në Triport”, thotë Shehaj.

Deputeti i PD ka hedhur dyshime se pas këtij koncesioni qëndron një klient i afërt i Qeverisë.

“Tenderi për koncesionin e portit të mallrave është zhvilluar një ditë më parë. Klienti i radhës së qeverisë do të dalë ditët në vijim, duke përmbyllur kështu aferën e radhë, këtë herë me kosto të dyfishtë për qytetarët shqiptarë, të cilëve do u merret toka publike dhe do u ngarkohet fatura prej rreth 60 milionë euro”, deklaron ai. /Gazeta Shqip

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In