• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Doktoresh” Monika flet broçkulla…si “eksperte” e politikës së jashtme: Shqipëria pjesë e disa lojërave dhe grupeve lobiste qoftë në Washington dhe Bruksel pro Ramës

10/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Monika shikon ëndërra me pushtet: Fitorja e sigurt dhe sikur votat t’i numërojë vetë Rama  bashkë me Ballën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Monika Kryemadhi tha sot në “Real Story” në News 24 se Shqipëria është e lojërave dhe grupeve lobiste qoftë në Washington, qoftë në Bruksel që bashkëpunojnë me Ramën.

“Në momentin që gjërat fillojnë dhe bëhen më prezent dhe bëhen më flagrante qoftë edhe për mediat e huaja, qoftë edhe për opinionin publik, qoftë edhe për grupe të caktuara, fillojnë edhe të gjithë të tjerët në një moment të caktuar sado e anashkalojnë ligjin dhe bëhen si indiferentë në interpretimin e saj, pastaj kur bëhet e trashë shumë thonë ‘okay me vonesë’. Po të ishim vend më i madh ne si Serbia do të lëviznin më shpejt ndërkombëtarët. Por ne një vend i vogël, gjithmonë jemi në xhep aty edhe lëvizin pak më vonë ndërkombëtarët, e kuptojnë pak më vonë situatën”,- tha ajo.

• Ju keni thënë se fajtorët kryesorë në këtë vend ka qenë komuniteti ndërkombëtar por tashmë keni ndryshuar. E keni revizionuar mendimin tuaj?

Kryemadhi: Jo nuk e kam revizionuar, ata kanë qenë një lloj, po themi mekanizmi, një mur kinez i ngritur përballë opozitës së bashkuar. Ndërkombëtarët kanë qenë ata që i thonin vazhdo Edi Ramës. Më fal, të të bëj një pyetje. Kush nga institucionet e drejtësisë të ka dhënë ty një përgjigje për dekretet e Presidentit, asnjë. Çfarë janë këta, gjykatë? Disa nëpunës diplomatikë të disa ministrive të jashtme të cilët nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie…

• Pra ju po thoni që ky mur kinez ka rënë?

Kryemadhi: Jo, ky mur, në një farë mënyre për të ruajtur themelet e veta të vazhdimësisë sepse duke parë që çdo lëvizje po agravohet. Sepse mos të harrojmë që ndërkombëtarët budallenj nuk janë, kanë edhe ata interesat e tyre dhe humbja e terrenit në Shqipëri është jashtëzakonisht e madhe. Situata në të cilën po kalon rajoni është problematike dhe ne e dimë shumë mirë se cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit. Kur ndërkohë, shqiptarët janë i vetmi popull pro-amerikanë, pro-europianë në Ballkan.

Ndërkohë që të tjerët janë me dilema shumë të forta, mund të themi edhe me dilema komplet të ndryshme. Nëse ky popull do të fillojë dhe do të deziluzionojë, do të zhgënjehet ndaj çdo vendi që prej 30 vitesh ka marrë pilulat e demokracisë, të fjalës së lirë, të sistemit të drejtësisë e me radhë, në një moment të caktuar kur nuk bëhet flagrante, një recepsionist merr 30 milionë euro po themi për një rrugë apo 12 milionë euro të tjera dhe akoma nuk është kapur recepsionisti. Të gjitha këto pastaj krijojnë një efekt që njerëzit thonë ‘Boll sepse ne me të vërtetë jemi të varfër, me të vërtetë jemi të vegjël, me të vërtetë jemi të pafuqishëm por ti nuk mund të më shkelësh me këmbë.”.

Kështu që automatikisht vjen një moment që ky lloj reagimi sjell. Dhe, nga ana tjetër faktikisht situata ndërkombëtare qoftë në BE, qoftë në Amerikë, ka bërë që Shqipëria të jetë edhe pjesë e disa lojërave dhe të grupeve lobiste qoftë në Washington, qoftë në Bruksel të cilat kanë qenë pro politikave Serbe për të krijuar ekspancionin e politikave Serbe dhe të tregut Serb në rajon dhe në Ballkan.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In