• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dogana bllokon eksportin dhe importin e “Gjirofarma”-s; AKU dhe policia anti-krim nuk veprojnë

24/01/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
Dogana bllokon eksportin dhe importin e “Gjirofarma”-s; AKU dhe policia anti-krim nuk veprojnë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Foto-fakte/ Fabrika dhe produktet duhet të jenë bllokuar deri sa të përfundojë hetimi analitik i produkteve në Itali, mirëpo 3 falsifikatorët e kësaj firme, Piro Karanxha, Nikolla Gjoni e greku Antonios Ouzas, lejohen të vazhdojnë aktivitetin prodhues e tregtues dhe nuk procedohen nga policia, pasi kësaj i kanë dhuruar pako me ushqime, por kanë dhe lidhje me kryeministrin Rama e deputetët zonal Çuçi-Kumbaro, të cilët i kanë mbështetur në fushata zgjedhore me vota, ndihma ushqimore e sponsorizime

Pas denoncimeve me prova konkrete të bëra nga “Pamfleti”, institucionet ligjzbatuese kanë nisur veprimet administrative, për bllokimin e bulmetrave të firmës “Gjirofarma” me qendër në Vrisera-Gjirokatër.

Burime nga Ministria e Ekonomi-Financave, thonë se Drejtoria e Doganave ka bllokuar eksportin e produkteve të qumështit, që “Gjirofarma” çon në SHBA, Greqi, Bullgari, Mali-Zi, Kosovë e Maqedoni.

Shkak është bërë gjetja e fekaleve, kimikateve, qumështit pluhur e vajit të palmës te qumështi, Kosi, Salca e Kosit e disa produkte të tjera, të cilët tre mashtruesit e kësaj firme Piro Karanxha, Nikolla Gjoni e greku Antonios Ouzas, i deklarojnë në etiketa, si prodhime me qumësht nga kullotat natyrale të Gjirokastrës.

Në fakt, rezultoi se përveç se të manipuluara me përbërës të tjerë të rrezikshëm për shëndetin e pa vlera ushqyese, produktet e “Gjirofarma” kanë dhe përmbajtje fekale, marrë bashkë me ujin e të pa kontrolluara që kjo firmë përdor gjatë prodhimit.

Po kështu, Drejtoria e Hetimit Doganar, ka bllokuar edhe futjen në Shqipëri, të qumështit e bulmetrave me logon “Gjirofarma-Gjirokastra”, por që faktikisht prodhohen e ambalazhohen te fabrika “AD IMLEK” në Beograd, ndërsa në treg hidhen sikur janë prodhuar në Gjirokastër.

Ndryshe nga shefat e doganës, po veprojnë shefat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilët qysh prej datës 12 janar 2022, kanë deklaruar se kanë bllokuar fabrikën “Gjirofarma” në Gjirokastër, magazinat në Tiranë dhe kanë hequr bulmetrat e saj nga tregu.

Por faktikisht, me lejen e shefave të AKU, fabrika “Gjirofarma” po vazhdon punën, ndërsa produktet me fekale janë akoma në tregun shqiptar, pa asnjë detyrim të tregtarëve për t’i hequr dhe pa asnjë njoftim publik që janë të rrezikshme.

AKU e lejon aktivitetin e kësaj firme, paçka se prej 10 ditësh ka marrë vetë vendim, që bllokimi i fabrikës, magazinave e futjes së produkteve të saj në treg, do jetë në fuqi deri sa të përfundojë hetimi nga Instituti i Sigurisë Ushqimore-Veterinare, i cili i ka çuar mostrat për analiza në Itali e kthehen pas 3 muajsh.

Asnjë veprim hetimi, shoqërimi apo ndalimi, nuk po bëhet as nga sektori i anti-krimit ekonomik, ndaj 3 mashtruesve të kësaj firme, Piro Karanxha, Nikolla Gjoni e greku Antonios Ouzas, kur veprimin ndaj krimit të tyre e detyrojnë nenet 288 e 288/C të Kodit Penal.

Sipas policisë, kjo e di që në fabrikën “Gjirofarma” ka krim ushqimor, por nuk vepron as ta bllokojë, pasi shefat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Qendër e Gjirokastër, nuk kanë depozituar denoncim për këtë krim.

Në fakt, nuk e pengon mungesa e denoncimit nga AKU, por lidhjet që pronarët e kësaj firme, kanë jo vetëm me policinë, të cilës i kanë dhuruar pako me ushqime; por dhe me kryeministrin Rama e deputetët zonalë Bledar Çuçi dhe Mirela Kumbaro, të cilët i kanë mbështetur në fushata me vota, ndihma ushqimore e sponsorizime./Pamfleti

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In