• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Do digjet Tirana? ‘Bomba’ e Spartak Ngjelës, nxjerr faktet tronditëse dhe paralajmëron zhvillime të bujshme: Janë dërguar provat, iu kanë dhënë para! Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

15/12/2020
in Blog
A A
Do digjet Tirana? ‘Bomba’ e Spartak Ngjelës, nxjerr faktet tronditëse dhe paralajmëron zhvillime të bujshme: Janë dërguar provat, iu kanë dhënë para! Ja çfarë do të ndodhë së shpejti
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thelluar, ku shkruan se banditët e korrupsionit të lartë shtetëror donin të digjnin Tiranën.

Ngjela është shprehur se është e pamundur të digjet Tirana, si një nga pikat më të afërta të politikës amerikane. “Pse? Se do ndodhte kjo që ndodhi? Të gjithë krerët e korrupsionit të lartë, që tani e dinë se janë nën akuzë për korrupsion, u kërcënuan nga Uashingtoni.

Kurse Ambasadorja Yuri Kim, që tani, nga sondazhet, rezulton personi më me karizëm dhe vlerësim në opinionin publik shqiptar, me elegancë diplomatike, iu telefonoi paraprakisht të tre krerëve të opozitës. Dhe, natyrisht që Uashingtoni u ka dërguar edhe provat për shfrytëzimin e të miturve, me para, në një përdorje kriminale”, shkruan Ngjela.

Postimi i Ngjelës

Banditët e kurrupsionit të lartë shtetëror, që donin të digjnin Tiranën, janë strukur dhe nuk flasin. Ishin nivel shumë i ulët logjik: si mund të djegësh ti një kryeqytet të një vendi të NATO-s! Dhe të gjithë kanë qenë të përgjuar, si të ishin pjesëtarë të një organizate kriminale. Mund të digjet Tirana, që është sot një nga pikat më të afërta të politikës amerikane?

Pamundësi absolute.

Pse?

Se do ndodhte kjo që ndodhi?

Të gjithë krerët e korrupsionit të lartë, që tani e dinë se janë nën akuzë për korrupsion, u kërcënuan nga Uashingtoni. Kurse Ambasadorja Yuri Kim, që tani, nga sondazhet, rezulton personi më me karizëm dhe vlerësim në opinionin publik shqiptar, me elegancë diplomatike, iu telefonoi paraprakisht të tre krerëve të opozitës. Dhe, natyrisht që Uashingtoni u ka dërguar edhe provat për shfrytëzimin e të miturve, me para, në një përdorje kriminale.

Në të njëjtën kohë, policia e shtetit në këto ditë erdhi në një nivel të lartë profesional, dhe shkatërroi çdo përpjekje të hordhive vandale. Se kjo është arsyeja që dje, protesta kishte ardhur në parametrat normalë të një proteste pa vandalizëm dhe me një temp të kulturuar në paraqitjen e kërkesave të tyre.

Protesta të tilla, po të jenë masive, janë shëndet për shoqërinë shqiptare.

Të paktën, këto tre ditët e fundit, shqiptarët u ngrohën, se nuk panë një polici të blerë, por një polici profesionale, të formuar si një trup i vetëm në aksion, dhe me përgjegjësi patriotike.

Kurse tani, jemi tamam në kohën kur duhet të fillojë punë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, edhe Gjykata Kushtetuese.

Si mjerë të korruptuarit!

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In