• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Dini vallen por jo historinë: Ja kush ishte Osman Taka dhe vasja e komandantit turk pasi i zbuloi shaminë të motrës!

17/01/2023
in Histori
A A
Dini vallen por jo historinë: Ja kush ishte Osman Taka dhe vasja e komandantit turk pasi i zbuloi shaminë të motrës!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Çamëri, në vendin e quajtur Konispoli, jetonte fisi i Takajve, aty ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.

Historia fillon në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane ku Konispoli ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.

Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falnin lutjet e së premtes njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Oficeri turk, pas kryerjes së lutjeve u ndesh në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për një vizitë. – I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë për t’i parë fytyrën.

Gratë si në faj largohen që aty dhe dikur u kthyen në shtëpi, nga turpi i ngjarjes motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa turke iu kishte zbuluar fytyrën. Për këtë turp Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe morrë vendim të prerë ku Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pritën në udhë trupës që vinte nga karakolli turk. Ku dhe katër i vr.anë komandantin me ushtarët, kurse një nga ta u la i gjallë për t’i çuar porosi kryekomandantit në Janinë.

Osman Taka u shpall në kërkim dhe për kapjen e tij, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri.- Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhëtar si Nasho Gërxhua i cili pasi u dha mish e raki, i dehu për t’u siguruar se janë në gjumë, e pastaj për t’i spiunuar që të fitonte 5 mijë napolonët.

Trupat turke u versulën drejt shtëpisë ku gjindeshin trimat dhe gjatë luf.timeve u vr.anë dy djem të Nashos dhe një luf.tëtar i Osman Takës, atë tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku u gjykua me varje në litar.

ekz.ekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen Xhemilen ndërsa kryerjen e ekz.ekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Beu, i cili si pjesë obligative kishte të pyeste të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë. – Osman Taka kërkoi diçka të çuditshme. Kërkoi një sofër dhe sazet e Filatit të Konispolit për të kërcyer një valle që e quanin “Vallja e Burrave të Konispolit”. Ai tha se kërkon orkestrën e Braho Salametit.

Kërkesa iu plotësua dhe magjia filloi. Osmani si një vallëtarë elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente bukur, fascinoi të pranishmit sa që gruaja e Hasan Beut, Xhemilja tha që nuk kishte parë të tillë div, artist, i cili ishte i lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe të tjerët. Xhemile Hanemi ju drejtua Mexhit beut duke i thënë se është mëkat të varet ky njeri me këta burra.

Ajo u zotua se do të ndryshojë fermanin në Portën e Lartë për t’i falur ata dhe u ngjit në podiumin e varjes ku kërkoi vallen të luhej përsëri, e që Osmani do e kërcente edhe më me krenari dhe me virtuozitet. Vallen e Burrave të Konispolit, një valle që fisnikroi krenarinë e moralit dhe që i shpëtoi jetën një njeriu, valle kjo që emrin tani mban Vallja e Osman Takës.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In