• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me ata që më bënin keq”?! Mesazh që duhet ta lexojnë të gjithë

24/04/2022
in Blog
A A
“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me ata që më bënin keq”?! Mesazh që duhet ta lexojnë të gjithë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me njerëzit që më bënin keq. Realisht nuk e dija çfarë përgjigje t’i ktheja. Më pas fillova t’i shihja me radhë të gjithë në klasë, pasi e përfundova provimin tim, dhe aty e kuptova arsyen pse. Pashë djalin që tallej me paaftësinë time për të qenë e mirë në matematikë.

Qëndronte me kokën mbështetur në bangë dhe dukej i lodhur. Pyeta veten se çfarë problemi mund të kishte në shtëpi që e mbante zgjuar deri natën vonë. U kujtova që kishte mamanë, e cila vuante nga kanceri i gjirit. Pavarësisht gjithë kësaj ngjarjeje, ai duhet të paraqitej edhe në shkollë çdo ditë që të mos humbiste vitin.

Pashë vajzën që nuk e di çfarë problemi kishte me mua, por më shihte tërë kohës gjithë inat. Unë e dija se ajo dhe i dashuri i saj ishin ndarë. Me siguri ai u soll keq me të, dhe ajo mundohej të sillej ashpër me tëtjerët për të rënë në sy. Pastaj pashë drejt një vajze tjetër që të gjithë e mendonin të lëvizur, por shumë pak e dinin se kishte prerë damarët për dikë që donte dhe e kishte tradhëtuar.

Hodha sytë drejt një djali që përherë vinte me të njëjtat rroba. Pak veta e dinin se këpucët e tij ishin me vrima. Prindërit e tij në vend të punonin për t’i siguruar kushtet e nevojshme, pinin alkool dhe drogë. Tëdy. Dhe ai sëmurej sa herë binte shi, sepse këpucët e tij fusnin ujë.

Pashë edhe një djalë tjetër, të huaj, i cili i është bashkuar së fundmi klasës sonë. Dinte anglisht dhe tani po mëson shqipen. Kushedi sa e vështirë është të mësosh gjithçka nga e para në moshën tonë. E mbi të gjitha të jesh i rrethuar nga një popull me tradita krejtësisht të tjera. Në fund, pashë mësuesen e klasës. Nuk e kishte më unazën në dorë. Ndoshta arsyeja se pse na jepte përherë e më tepër detyra, ishte për të na bërëmë të aftë në jetë, më të aftë nga vetë ai.

Pra, pashë drejt gjithë këtyre njerëzve dhe kuptova se secili kishte problemet e veta, sfidat e veta dhe gjëja e fundit që doja, ishte t’i shtoja edhe unë një problem më tepër duke u sjellë keq me ta. Të gjithë kemi shumë probleme. Edhe pse dikush mund të mos i shprehë ato, dijeni se nuk e ka jetën aq të lehtë sa duket”. – Nga interneti, autor anonim./Bota.al

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In