• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Dikush duhet t’i shpjegojë Bashës sistemin e ri elektoral!

26/02/2021
in Blog
A A
Prapaskenat: Çfarë po ndodh në bazë. PD dhe LSI drejt daljes me dy koalicione. Si do i ndajnë të vegjlit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që bëri Partia Demokratike më 2009, ishte një gjetje që e kapi në befasi Partinë Socialiste, e cila me sa duket ende nuk e kuptonte sistemin që kishte firmosur Edi Rama me Sali Berishën.

Sali Berisha e dinte çfarë kishte firmosur. Listat e përbëra brenda një koalicioni, prodhonin mandate për partinë kryesore.

Kështu, ndërsa Edi Rama zboi natën e fundit nga kolacioni edhe LSI-në, që ishte faktor i rëndësishëm në opozitë, PD mblodhi një tren me 40 parti, në pamje të parë inekzistente, por që i sollën asaj rreth 110 mijë vota në finale, të gjitha në favor të PD. Kështu arriti të maksimalizojë një rezultat që nuk ishte politik, por taktik.

Dhe PD, bashkë me LSI që zboi Edi Rama, ja dolën të bëjnë Qeverinë bashkë.

Kjo histori mori fund më 30 korrik të këtij viti. Parlamenti, falë bojkotit të Lulzim Bashës, miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që bashkë me marrëveshjen e 5 qershorit, i heqin mundësinë partive të vogla të prodhojnë mandate për partitë e mëdha. Secila prodhon mandate për vete, ose hynë në një listë me partinë e madhe.

Lulzim Bashës duhet t’ia sqarojë dkush këtë. Koalicioni i tij fiktiv me parti inekzistente dhe persona të inkriminuar, që u detyrua t’i heqë pasi u thirr në Ambasadën amerikane, nuk funksionon më.

Ato parti nuk kanë as individë me reputacion, dhe as ndonjë emër të mirë si parti në publik që të ndihmojnë PD-në. Përkundrazi, ngjallin më shumë dëshpërim kur i shikon të rreshtuara pas PD.

Nga ana tjetër, ka rënë sistemi kur ato motivoheshin të merrnin votat e tyre brenda koalicionit. Akush nuk e di sa vota mund të marrin ato brenda koalicionit, përveçse nëse ndonjë qytetar rrethon emrin e ndonjë kandidati të tyre që ka në listë. Pra ato shtohen në listë thjeshtë si një taksë për PD, dhe jo si një ndihmë për të

Lulzim Basha kishte shans të bënte një listë dinjitoze, qoftë dhe duke marrë emra nga shoqëria civile, apo parti të vogla.

Por ai ka bërë një listë të vjetër e të konsumuar, që është afërisht lista e Këshillit Bashkiak të 2003 në Tiranë, dhe një aleancë qesharake me parti që të prishin punë.

Ndoshta dikush i ka thënë se PD kështu fitoi më 2009, duke futur 40 parti të vogla kot në listë. Ashtu fitoi vërtetë, por ishte sistem tjetër, i bërë qëllimisht, si e vetmja rrugë për të fituar PD.

Falë bojkotit të Parlamentit nga Lulzim Basha, Edi Rama ishte i lirë ta hiqte këtë padrejtësi nga sistemi elektoral.

Është mirë që t’i shpjegojë Bashës dikush, që ka ndryshuar Kodi Elektoral falë bojktoit të tij dhe Edi Rama i ka bërë të pavlefshme partitë e vogla brenda një koalicioni të madh. Nuk i duhen më askujt, përveç Lulit, që do të mos duket vetëm.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In