• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej Sali Berishës!

11/03/2020
in Blog
A A
Tentativa për të rikthyer PD te skenarët rusë: Berisha merr zemër pas pushimit të hetimeve për aferën e CEZ! Kërkon tym e kaos për rrëzimin e Ramës
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë po biem dakord, se më i rrezikshëm se koronavirusi, është përhapja e panikut. Dhe më e ndyrë se përhapja e panikut, është përhapja e qëllimshme e panikut. Në Shqipëri është vetëm një emër që po e bën këtë. Sali Berisha!

Facebooku i tij është një makinë paniku që punon 24 orë me ligësi dhe këmbëngulje për të terrorizuar qytetarët. Postimi i tij i sotëm për një paciente në Durrës që po mbahej aty se nuk kishte ambulancë dhe kishte infektuar gjithë spitalin, apo ai i një dite më pare, ku sipas tij, të prekurit nga koronavirusi mbaheshin në një pavion më 100 të sëmurë të tjerë, video e montuar e mjekëve iranianë që vallëzonin, si ilustrim denigrues për Urgjencën e Tiranës etj, janë vetëm pak episode nga beteja e tij e ligë, e pashpirt dhe e pamposhtur, për të kthyer panikun në një armë vrasëse, me shpresë që bashkë me popullin, do të vrasë dhe armikun e tij Edi Rama.

Ky njeri nuk është i çmendur. Ka bërë plot çmenduri në jetë, por i ka bërë të gjitha nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk është as budalla. Ka bërë plot marrëzira në jetë, por dhe ato i ka bërë nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk dëmton askënd përveç vetes në kohë paqe, me ligësinë e tij, me shpifjet e tij, me sulmet e ulëta dhe gjuhën e ndyrë të ligjërimit politik. Përkundrazi, u bën nder kundërshtarëve dhe zhyt veten gjithnjë e më thellë në llumin që ka prodhuar vetë.

Por në këto orë të vështira për shqiptarët, kur beteja me koronavirusin ka si armik kryesor panikun, ky është kthyer po nga ligësia dhe etja për pushtet, në një gjenerues paniku, për qëllime të liga politike.

Për fat, ne kemi një ligj që të penalizon për përhapje paniku në situata të jashtëzakonshme. U aplikuan vetëm si paralajmërim pas tërmetit, dhe patën efketin e tyre.

Nuk e di çfarë pret Prokuroria që të mbyllë ligjërisht Facebook-un e Sali Berishës, nën akuzën për terrorizëm dhe ta vendosë atë para përgjegjësisë ligjore, si përhapës paniku.

E kuptoj hijen e rëndë që ka mbi shumë prokurorë liliputë. E kuptoj që nuk e thërrasin dot e ta pyesin, pse vrau më 21 janar apo si varrosi djali i tij 26 vetë më 2008 në Gërdec.

Por tani nuk bëhet fjalë për karrigen e tij, por për shqiptarët që po bombardohen orë pas ore prej tij me bomba tymuese, për t’i mbytur nga paniku.

Merrni secilin prej postimeve të tij, kë ta mendoni vetë, hetojeni dhe do të zbuloni se është një gënjeshtër me qëllim që të ngjallë panik. I plotëson gjithë kushtet e ngritjes së akuzës për përhapje paniku.

Kjo nuk nuk ka lidhje me qëndrimin e opozitës. Opozita zyrtare ka qëndrim korrekt. Lulzim Basha megjithë teprimet e kuptueshme, nën presionin e Sali Berishës, ka shkuar deri tek budallallëku i maskave të skaduara.

Por nuk ka përhapur panik. Nuk ka bërë asnjë thirrje të papërgjegjshme publike dhe mbi të gjitha, nuk ka manipuluar me ndonjë fakt në mënyrë të qëllimshme për përhapje paniku.

Edhe Ilir Meta, që nuk është fort në terezi, ka bërë vetëm një budallallëk të parrezikshëm, ka ngritur dhe ai një Task Forcë, që ta ketë për të grumbulluar ankesa. Por së paku nuk i kthen ankesat e delirantëve në bomba paniku.

Sali Berisha, i cili po të ishte njeri normal, do vishte bluzën e bardhë e të shkonte vullnetar në spital, ka veshur helmetën e luftës kundër mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që po përballen si heronj me koronavirusin.

Ai po shpif orë e minutë ndaj tyre, ndaj punës së tyre, ndaj betejës së tyre, duke shpresuar se sa më shumë shqiptarë të vdesin, aq më mirë është për të.

Natyrisht që nuk vjen gjë prej gojës së tij, pasi shqiptarët për fat nuk janë në dorë të tij, por e vetmja gjë që e bën atë të rrezikshëm, është përhapja e panikut.

Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej tij, tani që janë përballë dy rreziqeve, koronavirusit dhe SaliVirusit. Të dy luftohen duke i futur në karantinë.

Share238Tweet149


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In