• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Detoksi” i Bashës me kandidaturat për deputetë

27/09/2020
in Blog
A A
“Detoksi” i Bashës me kandidaturat për deputetë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, deputetet Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Eduard Selami, gjate celjes se punimeve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike, ku marrin pjese 7500 delegate qe perfaqesojnë 101 mije anetare te PD nga e gjithe Shqiperia./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Lawmakers, Sali Berisha, Edi Paloka, Tritan Shehu and Eduard Selami, during National Assembly of Democratic Party.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Procesi i skualifikimeve të kandidatëve për deputetë që ka organizuar Partia Demokratike i përngjan një procesi “detoksi” që zakonisht aplikohet kur trupi e ka tepëruar me abuzime. Detoksi është një proces i heqjes fiziologjike të substancave toksike nga një organizëm i gjallë, duke ju kthyer jetës së shëndetëshme.

Procesi i “detoksizimit” të PD është procesi i heqjes së kandidatuave helmuese nga listat për deputetë.

Kështu në çdo qytet të Shqipërisë, disa anëtarë të Partisë Demokratike, do shkojnë të tregojnë me votë, se cili është elementi toksik i PD në atë listë.

Problemi që ka PD pas këtij votimi qesharak, është se ndryshe nga procesi i detoksit shëndetësor që kryejnë shpesh njerëzit për t’u kthyer në normalitet, ky proces nuk e çon PD-në në normalitet, por toksikon më tej mjedisin politik të saj.

Përfytyro se çfarë ndjen një kandidat i cili shpallet “dele e zezë” e listës së paraqitur. Eshtë më së paku një kundërshtar i PD që nga ai moment.

Por ajo që është më e keqja, është pjesa tjetër që nuk janë skualifikuar, nuk do të thotë që përbëjnë vlera, pasi gara është se kush është më i keqi, dhe jo kush është më i miri.

I gjithë ky teatër është bërë pikërisht që kandidatët të mos votohen nga demokratët, por të jenë në dorë të Bashës. Ose e thënë ndryshe, “të këqinjë” të bëhen anëtarët, kurse dhuratat t’i shpërndajë kryetari.

Në një votim normal, duhet të aplikohej parimi i listës së hapur, dhe demokratët të votonin, atë kandidat që donin më shumë. Kjo do të ishte një renditje morale për listën e PD, pasi do të ofronte një prirje se kush duhet të ishte në lista.

Me këtë votim ku përjashtohet vetëm njëri, përveçse prodhon një diskriminim ndaj një kandidati, nuk prodhon një listë vlerash. Kjo vetëm sa shton pabarazinë në garë dhe prodhon një energji negative e cila mund ta dëmtojë PD, më shumë se sa lista “Basha” e 24 orëve të fundit më 2017.

Formula është e thjeshtë. Nëse vendos t’i zgjëdhësh kandidatët nga baza duhet të bësh garë dhe anëtarët të përzgjedhin kandidatët që vetëofrohen si të tillë, pas një seleksionimi formal kriteresh.

Nëse jo duhet të marrësh vetë përgjegjësinë e hartimit të një liste, me të cilën fiton ose humbet bashkë me ta.

Problemi që ka Basha është se nuk do që të të quhet që është ai autor i listës, ndërkohë që është autor i listës, pasi në rast humbje, nuk do të iki bashkë me listën, por do t’ua lërë përgjegjësinë këtyre që u është mbushur mendja sikur votojnë sot.

Dhe kështu, në vend t’i bëjë “detoks” PD-së duke hequr më të keqin, në fakt e toksikojnë atë më keq, pasi janë lënë në dorë më të keqit për t’iu zgjedhur kandidatët.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In