• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DETAJET/ Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, Policia: Kemi hetuar 18 muaj në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare

04/08/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
DETAJET/ Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, Policia: Kemi hetuar 18 muaj në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e disa pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. Në deklaratën për median polica bën me dije se pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

“Finalizohet me sukses puna hetimore proaktive afro 18-mujore, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimit të SPAK-ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

• 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

• Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;

Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18-mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi.”– njofton policia.

(TemA)

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In