• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Detajet e vetingut: Në shumë vendime KPK jo korrekte! ONM dhe Komisioneri Publik në 40 raste dolën kundër, asnjë prej të shkarkuarve nuk fitoi betejën në Apel

28/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Detajet e vetingut: Në shumë vendime KPK jo korrekte! ONM dhe Komisioneri Publik në 40 raste dolën kundër, asnjë prej të shkarkuarve nuk fitoi betejën në Apel
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Proces i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët ka marrë vëmendjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm, të cilët kanë ngjallur shpresat për një drejtësi të pavarur dhe të drejtë për të gjithë.

Nga fillimi i procesit të vetingut në muajin shkurt 2018 e deri në fund të muajit korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar mbi 250 seanca dëgjimore me njerëzit e drejtësisë. Por jo të gjitha vendimet që janë dhënë nga shkalla e parë e vetingut janë pranuar nga faktori ndërkombëtar.

Kështu, Komisioneri Publik ka dalë kundër vendimit të KPK në plot 40 raste në total, 12 nga të cilat kanë qenë me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Kjo e fundit, ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë të vetingut për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pas konfirmimit në detyrë dhe i ka rekomanduar Komisionerit Publik ta apelojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të kërkuar shkarkimin nga detyra pas problemeve të konstatuara me pasurinë. Por të njëjtin rekomandim, ONM e bëri edhe për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pas problemeve të hasura në kriterin e pasurisë.

Po ashtu, ONM i kërkoi Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjykatësit Artur Malaj. Për këtë të fundit, vëzhguesja e ONM pati shprehur dyshimet për pasuritë e gjykatësit dhe të afërmve të tij gjatë seancës dëgjimore, por KPK në vendimin e saj më 3 gusht vlerësoi se ato nuk ishin të mjaftueshme për të shkarkuar anëtarin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë dhe e konfirmoi atë.

Por ONM, e cila më herët po ashtu ka kërkuar apelim për Gentian Medjan dhe prokurorin Genti Osmani, i kërkoi Komisionerit të apelojë rastin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por Komisioneri Publik ka bërë me dije në faqen zyrtare se ONM ka kundërshtuar KPK edhe për Besnik Canin, Adnan Kosovën, Kastriot Selitën, Besim Hajdarmatajn dhe Anita Jellan.

Ja kundërshtimet e Komisionerit Publik

Por nga 40 raste në total të kundërshtimit të vendimit të KPK, 28 prej tyre janë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik. Ky i fundit doli kundër Komisionit për konfirmimin në detyrë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku pas ankimimit, ishte Kolegji ai i cili e shkarkoi nga detyra dhe e nxori nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet pas problemeve në të treja kriteret.

Të njëjtin fat pati edhe ish-kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, Regleta Panajtoi, Petrit Çano apo edhe Besnik Muçi, Arben Dollapaj dhe Alma Kolgjoka. Po ashtu, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin edhe për Anton Martini, Irena Gjoka, Ludovnik Dodaj, Miranda Andoni dhe Etleva Deda.

Beteja në Apel

Por vendimet e KPK nuk janë pëlqyer as nga një pjesë e njerëzve të drejtësisë. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë shkarkuar nga KPK e kanë ankimuar vendimin në Apel. Por në asnjë rast ata nuk e kanë fituar betejën, por ka mbetur në fuqi vendimi i dhënë nga shkalla e parë e vetingut duke i nxjerrë ata përfundimisht për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë. Pra në rastet kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për shkarkim nga detyra, nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë konsideruar si të vlefshme dhe janë lënë në fuqi.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In