• Kontakt
Friday, August 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dështon Sali Berisha me zgjedhjet e 6 marsit, mbarojnë afatet për regjistrimin si parti, e vetmja alternativë të futet me LSI ose partinë e Ndokës

27/01/2022
in Aktualitet
A A
“Babale2” nga LSI?! Kryemadhi thotë se do publikojë përgjime: Administratorë të PS, bëjnë pazare lekësh. Ja ku i kemi kapur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha i kanë dështuar tentativat për të marrë pjesë në zgjedhje në logon e PD apo parti të re.

Njohja që gjykata i bëri Lulzim Bashës ishte një goditje e fortë për të, ndërkohë që kjo lëvizje i hoqi edhe mundësinë të dalë me një parti më vete. Afatet për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme vendore janë deri më 31 janar dhe Berisha nuk ka kohë të dalë me parti apo logo më vete sepse së pari duhet të regjistrohet në gjykatë dhe më pas të hyjë në zgjedhje.

Nga ana tjetër edhe nëse do të dalë me kandidatë të pavarur duhet që të mbledhë firma, por dalja me kandidatë të pavarur mund t’i sjellë disfatë. Sinjalet janë se Berisha po shkon drejt aleancës me LSI.

Ai dhe partia e Presidentit mund të dalin me kandidatë të përbashkët dhe kjo do i jepte mundësi që të kishte përfaqësues. Një tjetër alternativë do të ishte të përdorte për regjistrim partinë e Nard Ndokës, pasi aleatët e Bashës e lanë në baltë duke mos ju bashkuar.

Berisha braktiset nga mbështetësit

Berisha ishte dje në Patos, por kishte shumë pak mbështetës. Kjo bëri qëtë sulmojë drejtuesin e PD në Fier, Agron Kapllanaj. Berisha tha se Kapllanaj është pasuruar dhe ka marrë miliona nga Partia Socialiste gjatë qeverisjes së saj. Akuzat e tij erdhën sepse kishte një mbështetje të dobët në Patos .

Berisha i mblodhi njerëzit ë një lokal dhe ishin të pranishëm shumë pak mbështetës .“Shtrojani pyetjen çdo demokrati, me cilin je ti, me Pallat Kapllanin që fiton gjatë qeverisjes së PS dhjetëra milionë euro e pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve, e njerëzve të varfër në Tiranë, për të ndërtuar pallatin e milionave së bashku me Lulzim Bashën.

Këta janë gjakpirës, çdo euro e çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun, mundin dhe djersën tuaj. Këta janë hajdutë, asgjë më shumë. I drejtohem Pallat Kapllanit. Pallat si i fitove ti 32 mln euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Çfarë ryshfeti dhe? E tani do të na hiqesh për demokrat. Ti je një korruptokrat, je një turp që duhesh të largohesh menjëherë nga PD”, u shpreh Berisha.

Reagon Kapllanaj

Nga ana tjetër, për akuzat e Berishës ka ardhur edhe reagimi i Kapllanaj. Me anë të një postimi Kapllanaj u shpreh se Berisha po sillet vërdallë si ish-politikan i korruptuar teksa e akuzoi se di vetëm të vjellë vrer pse Fieri nuk është pro tij.

Ai e quajti Berishën një të shkuar të keqe të PD e cila sipas tij tani beshtet Bashën dhe jo gënjeshtrat e shpifjet e ish-kreut të saj. “Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim Bashën.

Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shpifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët”, shkroi ai.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In