• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv! Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘Jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…!

18/08/2021
in Debat, Sport
A A
Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv!  Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘Jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Namik Mehmeti

Ndoshta edhe nuk më takon si gazetar sportiv, të përfshihem në vorbullën e një debati që nis nga Korça, Tirana, Shkodra e deri ne Prishtine. Po replikojnë edhe profesorë, akademikë, politikanë, shkrimtarë dhe gazetarë. Secili ka të drejtën e të shprehurit pa censurë dhe këtë debat e bënë dhe më zhurmëmadh debati tjetër me përmasa diplomatike në mes ‘Ballkan i Hapur’ dhe Kosovës, ose direkt debati ‘Kurti-Rama’.

Po le të shprehem për atë që më nxiti ti kthehem kujtesës dhe të drejtohem drejtë Korçës, qytetit të kulturës europiane.

Kam kaluar ditë të bukura dhe shumë mbresëlënse në mes korçarëve me të cilët kam kalue në Kolonjë vitet e ushtrisë. Më tërhiqnin serenatat, kitarat e mandolinat , këngët të cilat I këndonim edhe në Shkodër.

Asnjëherë nuk më ka rastisë që korçaret të shfaqnin nostalgji për këngët sllave, bile edhe i urrenin ato pasi trashëgonin edhe motive antishqiptare. Aq shumë i urrenin serbët, jo vetëm serbët, por të gjithë popujt e ish Jugosllavisë sa edhe ne shkodranëve, kur shkonim për aktivitetet sportive na shënjestronin “erdhën serbët”.

Ky është një fakt që mund ta argumentojë me shumë shembuj por ai më skandalozi ishte kur ekipi i volejbollit i “Vllaznisë” sapo ishte kthyer nga turneu miqësor në Kosovë në vitin 1971.

Dihet se çfarë ka ndodhur pas atij turneu jo vetëm me ekipin e volejbollit, por me të gjithë ekipet e këtij Klubi Sportiv, të cilat u përjashtuan nga aktivitet ndërkombetare, u përjashtuan drejtues nga Partia, u dënuan me punue në zonat e Dukagjinit e Shllakut.

Dhe njolla që i kishin vënë diktaturës komuniste, se kishin pranuar dhurata dhe ma esktremistja se kishin marrë pjesë në koncertin e dhenë për nder të tyre nga kangëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha, ku në atë natë muzikore me këngë shqiptare ishin kënduar edhe këngë sllave. Pas pak ditëve, ky ekip do të luante në Korçë me Skënderbeun.

Dhe sapo ekipi i “Vllaznisë” kishte hyrë në fushën e lojës, një kor i tërbuar korçar, gjëmoi me thirrjet: “jashtë serbet”, “jashtë titistët”. Volejbollistët shkodranë nuk e pritnin këtë ofendim e sharje, sa e detyruan ish sekretarin e parë të Komitetit të Partisë, Enver Halili, të zbriste nga tribuna e t’i bënte thirrje spektatorëve korçarë, të shfaqnin një qëndrim më dinjitoz, ndaj ekipit shkodranë. Ai e ndërmori atë nisiativë, më shumë, se edhe ai ndihej i ofenduar si shkodran. Ndeshja u luajt sa për sy e faqe, siç thotë një proverb popullor.

Mbas 50 e sa viteve, pyes veten: si korçarët paskan kthyer shijet për këngët sllave, deri sa Bashkia ka guximin e në festën më tradicionale, asaj të Birrës të ftojë një kangëtar i cili simbolizon karieren e tij me këngen ‘Kallashnikov’, armë kjo që vrau me mijra e qindra kosovarë dhe boshnjakë?!

Në fillimet e Demokracisē u ba një përpjekje edhe në Shkodër, bile u afishuan me dhjetra reklama mbrenda një nate, në mënyrë klandestine, në sheshin e Piacës, por ndërhyrja e shpejtë e Bashkisë, e Këshillit të Rrethit, i preu rrugën një shfaqje me këngëtarë malazezë dhe serb, kur Kosova po provonte genocidin e Millosheviçit.

Dihet se në Shkodër janë këndue këngë sllave, dashurie e historike, pa dyshim me theks nacoinalist serb, edhe në kohën Diktaturës. Dhe internimi i një familje qytetare me shumë tradita në lagjen, “Çinari i Hoxhëdheut”, familja e ‘Mësuesit të Popullit’ Hysen Lohja, edhe sot kujtohet nga shkodranët, pasi në dasmën e djalit të tyre, dikush guxoi e dual mbi urdhërat e Partisë, duke këndue këngë sllave.

Aq i vërtetë është fakti që muzika sllave është pëlqyer nga shkodranët, sa në barcaletat që i’u veshën Pal Vatës, ishte edhe ajo, “kur po e shëtitnin nga lagja Kiras, pra nga Zooteknika, kur dëgjoi se nga radiot e qytetarëve muzika sllave që e shoqëroi në çdo hap, u tremë dhe tha: -Ku jam këtu ,bre burra, në Jugosllavi, mos më koritni më Shokun Enver.

Por shkodranët kur i hapën portat kosovarëve pas genocidit të serbit Millosheviç dhe u njohën me barbarizmat që sollen ‘Kalloshnikovët’ e Bregovicit, i dhanë jo vetëm bukën, por më kryesoren, i falën fjalën, buzëqeshjen, muzikën tradicionale të Shkodrës e të Veriut, u banë si vëllazën, e sot e kësaj dite trokasin në portat e njeri tjetrit, duke i gjetur ato të hapura çdo orë.

Nuk e di nëse ajo nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, si nënë, e ka ndjerē në shpirt atë mizori dhe gjakderdhje që shkaktuan ‘Kallashnikovët e Bregoviçit, a ka pasur rast të takojë një nga nënat, motrat e fëmijët që pësuan atë tronditje psiqike e shpirtërore, nga vrasjet, prerjet dhe përdhunimet?

I bindur se jo. Pasi ajo nuk e njeh respektin e dhimbjes!

Po Presidentet amerikan, Clinton e Biden, e kanë ndjerë këtë masakër, ndaj nuk kursyen asgjë për t’i falur Kosovës lirinë, e për të harruar ‘Kallashnikovët’ e Bregoviçit me shokët e tij.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In