• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Dëshiron të shkaktojë një incident të madh”/ Ç’po ndodh? Polonia ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në kufi dhe po rrit sigurinë me Bjellorusinë, pamjet tregojnë burra e gra të shoqëruar nga persona të armatosur

08/11/2021
in Bota
A A

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Polonia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë pasi disa video të postuara në rrjetet sociale tregonin qindra migrantë që po shkonin në drejtim të kufirit.

Në njëren nga videot, migrantët mbanin canta në shpinë dhe ishin të veshur me rroba dimri.Ata po ecnin në një anë të një autostrade me një pankartë të shkruar në gjuhën bjelloruse.

Një video tjetër video shfaqte një grup të madh burrash dhe grash të shoqëruar nga persona të armatosur me uniformë ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë shpërndau një video që tregonte një grup migrantësh pranë pikës kufitare Bruzhi-Kuznica.

“Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima”, tha zëvendësministri i Jashtëm polak, Piotr Wawrzyk për radion publike polake.

Në muajt e fundit, mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika janë përpjekur që nga Bjellorusia të hyjnë ilegalisht në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Bashkimi Evropian ka akuzuar diktatorin bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, se po krijon krizë më migrantë për t’iu hakmarrë Brukselit për shkak të sanksioneve të vendosura pasi autoritetet bjelloruse goditën opozitën, shoqërinë civile dhe mediat e pavarura pas zgjedhjeve të kundërshtuara presidenciale të vitit të kaluar.

Lukashenko thotë se i ka fituar zgjedhjet mirepo opozita dhe vendet perëndimore nuk e njohin rezultatin dhe thonë se ka pasur manipulime masive.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, më 8 nëntor tha se më shumë se 12.000 ushtarë janë vendosur në kufi.

Ai tha se autoritetet janë “të përgatitura për të mbrojtur kufirin polak”.

“Mbrojtja e kufirit është prioriteti ynë”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

Polonia ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në kufi. Ky vend anëtar i Bashkimit Evropian gjithashtu ka vendosur rrethoja me tela për të frenuar fluksin e migrantëve që kalojnë nga Bjellorusia.

Ligjvënësit polakë kanë miratuar gjithashtu ndërtimin e një muri prej 407 milionë dollarësh në kufirin e lindor. REL

Share198Tweet124

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In