• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Debati për përgjimet: Ja si policia dublon BKH e SPAK! Akses në celularë dhe survejim me video në urbanë e ambiente publike

27/05/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Debati për përgjimet: Ja si policia dublon BKH e SPAK! Akses në celularë dhe survejim me video në urbanë e ambiente publike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit rrezikon të marrë kompetenca të fuqishme sa i takon përgjimeve. Sot këtë të drejtë e kanë vetëm prokurori e Shërbimi Informativ, por çdo gjë bëhet me urdhër gjykate. Mirëpo në kuadër të paketës anti-KÇK, Kuvendi ka nisur diskutimet e ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Përgjithshme dhe disa deputetë të PS e kritikojnë draftin dhe sipas burimeve të gazetës kërkohet që të rishikohet neni 4 i projektligjit, i cili i jep kompetenca policisë që jo vetëm të përgjojë celularët, por dhe të kryejë përgjime në kabinete publike si audio dhe me video. Ajo që bie në sy është se policia përveç se i merr kompetenca Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka bërthamën e përgjimeve, dublon SPAK e BKH.

Të dyja këto institucione do të kenë target krimin e organizuar dhe sipas ligjit këtyre dy organeve u takon të përgjojnë. “Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta: Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik; Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes; Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë; Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale”, thuhet në draft.

Më tej bëhet e ditur se përdorimi i masave të mësipërme bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore. Ligji thekson më tej se procesi i përgjimit, gjurmimit apo dhe fotografimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj. “Afati i përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, nuk mund t’i kalojë 3 muaj.

Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informative-gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 herë me 3 muaj të tjerë”, thuhet aty.

Ngritja e Komitetit Kundër Krimit

Në ligj janë përcaktuar dhe procedurat që do të ndiqen për ngritjen e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. “Pranë ministrit përgjegjës për çështjet e sigurisë e rendit publik dhe nën drejtimin e tij krijohet dhe funksionon Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar ka për objekt të veprimtarisë së tij hartimin, koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e strategjive dhe të planit të masave për parandalimin e krimit të organizuar”, thuhet në draft. Komiteti kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave.

“Komiteti harton e publikon të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, kontrolle sigurie, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet

profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe joshtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në draft. Në fund thuhet se Komiteti mblidhet, të paktën 1 herë në 3 muaj dhe i paraqet raport periodik mujor Këshillit të Ministrave./Policia e Shtetit rrezikon të marrë kompetenca të fuqishme sa i takon përgjimeve. Sot këtë të drejtë e kanë vetëm prokurori e Shërbimi Informativ, por çdo gjë bëhet me urdhër gjykate. Mirëpo në kuadër të paketës anti-KÇK, Kuvendi ka nisur diskutimet e ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Përgjithshme dhe disa deputetë të PS e kritikojnë draftin dhe sipas burimeve të gazetës kërkohet që të rishikohet neni 4 i projektligjit, i cili i jep kompetenca policisë që jo vetëm të përgjojë celularët, por dhe të kryejë përgjime në kabinete publike si audio dhe me video. Ajo që bie në sy është se policia përveç se i merr kompetenca Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka bërthamën e përgjimeve, dublon SPAK e BKH.

Të dyja këto institucione do të kenë target krimin e organizuar dhe sipas ligjit këtyre dy organeve u takon të përgjojnë. “Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta: Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik; Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes; Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë; Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale”, thuhet në draft.

Më tej bëhet e ditur se përdorimi i masave të mësipërme bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore. Ligji thekson më tej se procesi i përgjimit, gjurmimit apo dhe fotografimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj. “Afati i përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, nuk mund t’i kalojë 3 muaj.

Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informative-gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 herë me 3 muaj të tjerë”, thuhet aty.

Ngritja e Komitetit Kundër Krimit

Në ligj janë përcaktuar dhe procedurat që do të ndiqen për ngritjen e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. “Pranë ministrit përgjegjës për çështjet e sigurisë e rendit publik dhe nën drejtimin e tij krijohet dhe funksionon Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar ka për objekt të veprimtarisë së tij hartimin, koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e strategjive dhe të planit të masave për parandalimin e krimit të organizuar”, thuhet në draft. Komiteti kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave.

“Komiteti harton e publikon të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, kontrolle sigurie, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet

profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe joshtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në draft. Në fund thuhet se Komiteti mblidhet, të paktën 1 herë në 3 muaj dhe i paraqet raport periodik mujor Këshillit të Ministrave.

Share202Tweet126

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In