• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Debati mbi “Prefektin”, Braçe publikon dokumentin e firmosur nga vetë Qazim Mulleti, reagojnë familjarët

04/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Debati mbi “Prefektin”, Braçe publikon dokumentin e firmosur nga vetë Qazim Mulleti, reagojnë familjarët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti” debatet mbi figurën e Qazim Mulletit kanë qenë shumë të forta nga personazhe të ndryshëm publikë në vend.

Së fundmi është publikuar një dokument i firmosur nga vetë ish-prefekti dhe kryebashkiaku i Tiranës në periudhën e pushtimit fashist, Qazim Mulleti.

Dokumentin e ka publikuar në “Facebook” edhe deputeti socialist Erion Braçe. Ai shkruan se fashizmi është krim. Braçe shkruan, se Qazim Mulleti ka qenë i komanduar në atë post nga fashistët e nazistët dhe është bashkëpunëtor i tyre.

“Fashizmi nuk është opinion, as teatër, as komedi! Fashizmi është krim! Urdhëroni: Kur pushkatoheshin antifashistë në Tiranë dhe prefekti kishte “nderin” të raportonte kështu! Puthini dorën tani”, shkruan Braçe, pasi publikon dokumentin.

Ndërkohë, deputetit Erion Braçes i është përgjigjur Mira Dine, mbesa e Qazim Mulletit. Dine shkruan, se ai shpëtoi hebrenj dhe se bashkëpunimi me pushtuesin ishte institucional. Ajo theksoi, se duhet që të shikohet e vërteta dhe mos të hidhen akuza.

“Me këtë postim që keni bërë shoku Braçe, tregoni se nuk keni bërë shkollë tjetër veç asaj të PPSH. A e dini ju se për postin shtetëror nuk mund të paragjykohet si bashkëpunëtor, se bashkëpunimi është brendia e detyrës së politikanit dhe ju bashkëpunoni me demokratët, por mbeteni socialist.

A e keni parë Schindlers List dhe ai bashkëpunonte për të shpëtuar jetë njerëzish, dhe para një muaji u nderua dhe një oficer gjerman nazist në Gjermani, se ka shpëtuar jetë njerëzish.

U deshën 77 vjet që oficeri nazist të nderohej, s’e paragjykoj si po bëni dhe ju në rastin e fisnikut Qazim Mulleti… Hiqini syzet e paragjykimit, shoku Braçe, dhe shikoni të vërtetën, sesa hebrenj ka shpëtuar fisniku Qazim Mulleti duke i dërguar në malësitë e Tiranës te miqtë e vet besnikë”, tha ai.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In