• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Dashuria që i mbijetoi skandaleve, divorcit dhe kundërshtive: Ana tjetër e Kobe Bryant

27/01/2020
in Kuriozitete
A A
Dashuria që i mbijetoi skandaleve, divorcit dhe kundërshtive: Ana tjetër e Kobe Bryant
2.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kobe Bryant, ikona e basketbollit që humbi jetën tragjikisht së bashku me të bijën 13-vjeçare në një aksident ajror më 26 Janar la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza.

Po cila është historia e dashurisë mes 41-vjeçarit të ndjerë dhe brunes që dashuroi që në fillim të 20-tave?

I lindur në 23 gusht të 1978-ës në Philadelphia, Kobe ishte më i vogli ndër 3 fëmijët e ish-basketbolistit Joe Bryant dhe gruan së tij Pamela.

Bryant u martua me Vanessa Laine në 18 Prill të 2001-shit, një vit e gjysmë pasi e takoi atë për herë të parë.

Basketbollisti ishte 21 vjeç asokohe ndërsa Vanessa vetëm 17. Kjo e fundit e takoi legjendën e sportit ndërsa ishte duke punuar si modele në prapaskenat e një videoklipi muzikor.

Martesa e tyre në moshë kaq të re u has me kundërshtimet e familjes së Bryant, të cilët nuk pëlqyen zgjedhjet që i biri bëri për partneren e jetës.

Thuhet se prindërit dhe motra e basketbollistit nuk ishin prezent në dasmën e tij për shkak të këtij angazhimi në moshë kaq të re.

Kobe ka zbuluar se babai nuk e donte Vanessën si gruan e të birit për shkak se ishte latine dhe jo afrikano-amerikane.

Sipas mediave, raportet e Kobe me prindërit mbetën të acaruara deri në momentin kur ata ndërruan jetë.

Por edhe ata si çdo çift tjetër u përballën me sfida e drama në jetën e tyre dhe gruaja e Kobe, Vanessa Bryant u përball me një skandal pak vite pas lidhjes së tyre.

Në 2003-ish basketbollisti u akuzua për kryerjen e marrëdhënies seksuale me force me një 19-vjeçare, punonjësen e një hoteli.

Asokohe Kobe dha një konferencë për këtë çështje duke këmbëngulur për pafajësia e tij dhe ndërsa e shoqja i qëndronte në krah, ai iu drejtua me fjalët:

“Vanessa, ti je shtylla ime kurrizore, Je bekimi im. Je një pjesë e zemrës sima, ajri që unë thith”, teksa lotët i rrëshkisnin ndër faqe.

“Ti je njeriu më i fortë që njoh dhe më vjen shumë keq që të bëra të përjetosh këtë situatë dhe që e bërë familjen time të kalojë diçka të tillë”.

Por ndonëse çështja u mbyll sepse punonjësja e hitelit nuk pranoi të dëshmojë, ky skandal vazhdoi të kishte ndikim në jetën e bashkëshortes së sportistit të ndjerë.

Në një rrëfim të mëvonshëm në dokumentarin “Showtime”, Kobe Bryant zbuloi se Vanessa kishte qenë shtatzënë, por kishte pësuar abort në fillim të 2005-ës, dhe për këtë humbje të rëndë, kobe fajësoi veten duke deklaruar:

“Ne duhet të ndërtojmë familjen tonë, por për shkak të gabimit tim, për shkak të këtij viti të vështirë, ne humbën një fëmijë”.

Por përpos gjithë vështirësive dashuria e tyre pati frytet e saj dhe ata mirëpritën në jetë 4 vajza.

Në vitin 2003 ata u bënë prindër për herë të parë të vajzës Natalie.

Në vitin 2006 erdhi në jetë vajza e dytë Gianna, që u nda tragjikisht nga jeta në avionin privat ku udhëtonte së bashku me babain.

Ajo thuhet se trashëgoi talentin e basketbollistit dhe ishte arsyeja se përse Kobe iu rikthyer sportit pas tërheqjes.

Por në vitin 2011, pas gati 1 dekade martesë, Vanessa kërkonte divorcin nga sportisti për mospërputhje karakteresh, ndoënse mediat asokohe shkrunin se basketbollisti e kishte tradhëtuar bashkshorten e tij.

Por Kobe dhe Vanessa e anuluan divorcin dhe pranuan se po provonin sërish për ta bërë martesën e tyre të funksiononte sërish dhe ia dolën.

Ata mirëpritën në jetë edhe dy vajza të tjera: Bianka në 2016-ën dhe Capri në verën e 2019-ës.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In