• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dashamir Shehi flet përçartë hiqet si desident i PD: Në prlament janë kriminel socialist, megjithëse pa emra! Zëvëndësuan Blushin dhe Hafizin

02/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Dashamir Shehi flet përçartë hiqet si desident i PD: Në prlament janë kriminel socialist, megjithëse pa emra!  Zëvëndësuan Blushin dhe Hafizin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se e vlerëson thirrjen e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ndaj krerëve të partive politike për të mos futur në lista njerëz të inkriminuar, duke thënë se kjo deklaratë duhet të ketë vazhdimësi.

Shehi tha se këto deklarata janë pjesë e propagandës së Ramës në fillim të fushatës, duke shtuar se aq e fortë ka qenë dhuna dhe aq të pazotë, të korruptuar e të degjeneruar ka brenda PS-së, sa kjo parti nuk ka prodhuar asnjë desidentë.

Sipas Shehit, është hera e parë që një parti nuk prodhon asnjë desident, duke shtuar se kjo tregon që deklaratat e Ramës janë tallje e madhe.

“Kjo është pjesë e propagandës, e fillimit të fushatës. I vetmi kundërshtar që ka Rama është kjo opozitë. Kaq e fortë ka qenë dhuna dhe kaq të pazotë, të korruptuar e të degjeneruar ka qenë PS brenda, saqë nuk ka prodhuar desidentë. Çdo kohë ka prodhuar desidentë të vetët, PD ka krijuar, unë jam njëri prej tyre,

PS e Fatos Nanos kishte, e vetmja periudhë kur nuk ka brenda mazhorancës është kjo. Nuk është desident Bushati dhe më vjen keq për të, se mendoja se do të bëhej politikan, por mbeti nëpunës. PS përfundoi te dhuna e Ramës. Nuk shoh që brenda PS ka një grup desidentësh, nuk po them kundërshtarësh. Kështu që kjo që thotë Rama është tallje e madhe. Ne si opozitë s’kemi nevojë të dëgjojmë çfarë thotë Rama, duhet të bëjmë punën tonë mirë deri në fund”, tha Shehi.

Vendimi i Ramës për të marrë vetë drejtimin politik në Durrës, duke larguar Dakon… Si shihet kjo?
Asgjë fare, Rama e krijon vetë këtë, sikur heq të këqijtë e vë të mirët. Ju them shqiptarëve të mos merren me këto, Dako është ortak i Ramës, është më i mirë dhe më i ndershëm se Rama në hajdutllëkun e vet. Deri kur të vijnë zgjedhjet, Rama do heqë e do vë, s’ka qeverisje, është Rama vetë, heq ca gogla, ca gra që u plakën, e vë ca të tjera më të reja. Detyra jonë është t’iu themi shqiptarëve të mos merren me karagjozllëqet e Ramës, se nuk ja vlen fare.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në PD, si e shihni?
Kjo është një çështje e PD. Uroj të dalin personazhe të mira, por nuk gjykoj se është e mjaftueshme lista. Politika është një gjë e investuar, një gjë publike. Njerëzit që janë investuar, që e kanë bërë vetveten. Lista duhet të shërbente për mua, që të ofrojë personalitete jashtë politikës, pra mjeku më i mirë në Vlorë, inxhinieri më i mirë në Korçë, që i ofrohen PD, duhet të ishin.

Shehi tregoi një takim të politikanëve me ish-ambasadorin Donald Lu, ku sipas tij, ky i fundit iu kishte treguar listën me emrat e atyre që nuk do të lejoheshin të futeshin, por që një pjesë e tyre ishin kandiduar nga krerët e partive dhe janë ende deputetë në Kuvend.

“Më ka ardhur edhe mua, e konsideroj shumë pozitive. Do të doja që ambasada amerikane me seriozitetin maksimal të vazhdonte në këtë rrugë, sepse kam frikë se kjo është deklaratë e përgjithshme pa vazhdimësi. Do t’i tregoja një histori reale, shpresoj të më dëgjojnë.

Ish-ambasadori Lu, kur na mblodhi një ditë të bukur bashkë, tha se në zgjedhjet e 2017 nuk do të hyjnë kriminelët, tha se kishte një listë me emra që do t’i përzënë. Dikush nga ne i tha se ‘kam frikë se nga kjo listë që keni ju do të hyjnë në Parlament dhe do të mbeten jashtë disa intelektualë, që janë kundër Ramës, dhe këtu përmendi Blushin, atë zonjën e Shkodrës Hafizi’.

Në fakt, ai pati të drejtë, se ashtu ndodhi, kriminelët hynë në Parlament dhe janë aty sot e kësaj dite. Shpresoj që ambasadorja Kim është më këmbëngulëse, më kundër kriminelëve të Shqipërisë. Ne kemi nevojë për influencën e shteteve të mëdha, që ne shtetet e vogla të korruptuara të heqim prej vetes një të keqe”, deklaroi Shehi.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In