• Kontakt
Friday, August 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Çudi komunistësh! Shtetëzimi i hotel “Internacionalit” në ’47-ën: Pronarët nuk dëmtohen se kanë pasuri, janë “agallarë!

26/09/2021
in Histori
A A
Çudi komunistësh!  Shtetëzimi i hotel “Internacionalit” në ’47-ën: Pronarët nuk dëmtohen se kanë pasuri, janë “agallarë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Para se të ndërtohej hotel “Dajti”, “Internacional” ishte hoteli më i mirë në Tiranë. I ndodhur në qendër të Tiranës (pas ish Lidhjes së Shkrimtarëve), fare afër ministrive dhe bashkisë, ai ishte vend i frekuentuar nga vendas e të huaj. Mirëpo, pushteti “popullor” nuk duronte kështu. Më 10.4.1947 ministri i Mbrojtjes Kombëtare Enver Hoxha, i drejtohet me shkresë kryeministrit Enver Hoxha, duke kërkuar për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare shtetëzimin pa shpërblim të ndërtesës, mobileve e të gjithë aksesorëve, veglave të kuzhinës dhe mencës. Godina ishte në pronësi të zotërinjve Ismet Çano, Gani Çano dhe Sabit Çaushi nga Libohova. Në relacionin dërguar Presidiumit të Kuvendit Popullor nga Këshilli i Ministrave, përmenden argumentet e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare:

“1-Pronarët e kësaj ndërtese…nuk dëmtohen nga ky shtetëzim pse kanë edhe tjetër pasuri të paluajtshme.

2-Pronarët e parë, vëllezërit Ismet e Gani Çano, janë persona të klasës agallarë Libohovë-Gjirokastër. Pasurinë e tyre e kanë vënë si fajdexhinj të dalluar. E kaluara e tyre politike është e keqe, njërit i është vrarë djali si eksponent i Rinisë Balliste (Besnik Çano, torturuar vrarë me urdhër të emisarëve jugosllavë Miladin Popoviç e Dushan Mugosha-shënim), ndjehen të prekur nga reformat dhe sistemin popullor nuk e shikojnë me sy të mirë, këta dhe të dy bashkë me rrethin e tyre.

Për sa i përket pjesëtarit tjetër, Sabit Çaushit, ky ka mbajtur qëndrim të mirë si në të kaluarën dhe tash, por edhe ky është në gjendje të mirë ekonomike, prandaj pjesa e tij do të shtetëzohet pa shpërblim”.

Pas këtij relacioni të shkurtër, Këshilli i Ministrave mori vendimin nr.83, datë 11.3.1948 dhe ia kaloi si propozim Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili nxori dekretin nr.610, datë 28.4.1948. si në rastin e vendimit të Këshillit të Ministrave, edhe te ky rast, mungonte baza ligjore. E vetmja ishte neni 4/10, i ligjit nr.363, datë 26.11.1946 “Mbi Presidiumin e Kuvendit Popullor”, në të cilin thuhej se Presidiumi i Kuvendit Popullor nxirrte dekrete “për çështje të ngutshme”, të cilat i paraqiteshin më vonë Kuvendit Popullor. Hoteli do përdorej si mencë për oficerët e garnizonit të Tiranës.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In