• Kontakt
Monday, July 28, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ç’kërkon Robert Çamçakëzi i Ramës në gojën e Bashës?

15/10/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Ç’kërkon Robert Çamçakëzi i Ramës në gojën e Bashës?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Shumica dërrmuese e të rinjve nuk e mbajnë mend një film të realizmit socialist, ku një punëtor, Robert Çamçakëzi, i cili në vend që të bënte punën që ishte ngarkuar, endej nga kantieri në kantier… Ky është Edi Rama. Edi Rama është Robert Çamçakëzi”, ishte një ndër deklarimet atipike të kreut demokrat Basha në të fundit konferencë për shtyp.

Por hipotetikisht, ndonjë prej të rinjve, mund t’i thotë se dhe ai ndoshta s’e di apo s’e mban mend, se ajo çfarë ai ia ngjesh Ramës – pra, duke e krahasuar me Robert Çamçakëzin – daton që në vitin 2001 dhe ka për autorësi vetë Ramën.

Ishin kohërat kur Nano po shpallte Katarsisin e tij të famshëm, e, Rama, i ndodhur në kampin përballë, bashkë me Metën, Ruçin e të tjerë në PS, e krahasoi kreun socialist, me sarkazmën e tij tipike, me personazhin e njohur të “Horizonteve të hapura”, luajtur nga i ndjeri Shpëtim Shmili (në foto me aktoren Mirketa Çobani).

Në fakt, nuk besohet që Basha të mos e dijë këtë detaj, që Robert Çamçakëzi, më shumë se nga filmi, ka mbetur në kujtesën e opinionit m’u prej Ramës.

Ky i fundit ka qenë dhe mbetet ndër konservuesët e pakonkurrent të produktit kinematografik të komunizmit në Shqipëri, duke ia sjellë lexuesit, ç’prej mesit të viteve ’90, në trajtën e një përtalljeje brilante me personazhet, fabulat dhe batutat, në produktet e tij publicistike.

Dhe, është e vështirë, gati e pamundur të imagjinohet, se dhe Basha e posedon dhuntinë e mbamendjes së filmave shqiptarë, personazheve a batutave, për t’i sjellë këto alla Rama te publiku, në një përpjekje të sforcuar, deri dhe tradhëtuese, në bërjen sa më tërheqëse të ligjërimit të varfër politik.

Por pse ndodh kjo? Nuk është e vështirë të konstatohet se ku qëndron defekti më i madh i Bashës për të qenë një figurë tërheqëse dhe imponuese, aq më pak një lider politik, e ajo është mungesa e një profili të pasur publik, në distancë dhe i pakushtëzuar nga protagonizmi politik.

Në këtë pikë, Basha s’posedon dhe atë që posedon Berisha: të qënit një person me rezonim të fortë publik, si ndër kardiologët më të mirë shqiptarë.

Basha ende nuk dihet se në ç’fushë është “ndër më të mirët” jashtë politikës. Dhe është sërish e nevojshme të theksohet se performanca e tij politike, s’i përgjigjet akoma dhe profilit të tij shkollor.

I promovuar bujshëm si “i diplomuar Hollandë në për juridik(!)”, në fillimet politike e më vonë, ende në karrierën e tij politike 15-vjeçare, mungon hatashëm shpërfaqja në teori e një kulturë apo ekselence juridike për ndonjë aksh çështje. Të tilla ka plot politika e ditës.

Dhe ky do qe shansi më i madh për Bashën, në mos avantazhi i politik nëse do e shfrytëzonte. Çuditërisht dhe paradoksalisht nuk e ka dhe, askush, dje e sot, nuk ka shijuar e nuk po shijon dot nga Basha, atë që duhej ta dallonte, atë që do ishte detaji diferencues i tij, dhuntia, talenti, prej të cilave më pas do vinte risia, e ç’është më kryesorja, identiteti; ai studimor, kulturor, botëkuptimor dhe në fund politik.

Duke mos patur asnjë nga këto, ai vuan mungesën ulëritëse të një identiteti, çka e bën të huazojë tipare të huaja për të formuar, ashtu si me pazllat, një identitet të sajuar. Kjo me Robert Çamçakëzin ishte një prej pazllave.

E huazuar – në trajtën e një vjedhjeje intelektuale – prej kundërshtarit të tij, për t’ja mveshur më pas, naivisht, po këtij kundërshtari. Dhe nuk është e vetmja. “Gjeli majë plehut…” apo “zullumi”, të përdorura rëndom nga Basha, janë të marrë nga vokabulari politik i Ramës.

Por është e kotë! Eshtë një fushë që Ramën jo vetëm s’e sfidon dot, por në tentativë për t’i ngjarë atij e thërrmon dhe më tej atë pak profil politik të krijuar, ashtu të cungët.

Kjo nuk do të thotë që Rama është i pasfidueshëm; por jo me këtë formë, jo me këtë stil, jo me këtë gjuhë, përfshirë dhe atë vulgaren huazuar nga Berisha.

Rama mundet me moral, me energji dhe me ide.

Rama s’mundet duke e akuzuar, por duke e tejkaluar!

Rama s’mundet duke e imituar, por duke e konkurruar!

Dëshpëruese kur mendon se emri dhe profili u mangët i Bashës nuk lidhet me asnjë atribut apo aftësi të këtij lloji.

Ndaj ai bën më të lehtën: të akuzojë, e kurrë më të vështirën: të ndërtojë e imponojë…një tezë, një kuazë, një model, një risi, një identitet./Tesheshi

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

28/07/2025
Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In