• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çim Peka sajon tre erdoganistë anti-Berisha, që në fakt deri dje ishin berishistë

31/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Çim Peka sajon tre erdoganistë anti-Berisha, që në fakt deri dje ishin berishistë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër sulm ka ardhur nga media afër familjes Berisha për tre emra të afërt me opozitën, por kundërshtarë të Berishës, të cilët kanë një identitet fetar në jetën private: janë besimtarë muslimanë.

Është drejtuesi i Syrit, Çim Peka, i cili, pa u përmendur emrat, ka ngacmuar identitetin e treshes Ergys Mërtiri, Vehap Kola dhe Fitim Zekthi, ngjashëm si Berisha.

Shkak është bërë një shkrim në rrjete i të parit, Mërtirit, kundër Pekës, që më pas ky të reagojë, por duke u futur në sinore të tjera.

“Dikur brohoritej “Te sheshi, te sheshi”!

Nuk moret dot xhamine dhe doni te merrni partine, qe ta keni sa me afer xhamine. Po u’a them prape: Respektojeni Erdoganin si besim, por jo si regjim. Ju nuk jeni kunder Berishes se eshte shpallur “Non Grata” nga SHBA, ju jeni kunder tij se nuk ju bind kurre sulltanit tuaj qe te radhitej me te kunder SHBA.

Gjithsesi, komentet tuaja per Sali Berishen e Lulzim Bashen nuk jane ne radarin e “Syrit”, e vetmja media ne historine pluraliste shqiptare qe eshte perballe dhe kunder te gjitheve. Kunder qeverise hajdute dhe arrogante te Edi Rames, opozites se shitur te Lulzim Bashes dhe arrogances se “republikes se ambasadoreve”.

Po, Sali Berisha e ka ndihmuar Syrin, e ka ndihmuar me levizjen politike qe ka nis dhe fale pasqyrimit te saj nga ne e ka bere median me te ndjekur. Te jesh me i ndjekuri te sjell shume avantazhe.

Ne fund te fundit mediat audiencen kane. Por, merite jo te vogel keni edhe ju media te kapura nga Rama,

Veliaj, Sulltani i Stambollit, mafia e jugut te italise, mafia e inceneratoreve, qe censuroni, mashtroni apo sulmoni kedo qe nuk funksionon per llogari te grupeve te mesiperme.

Nje vit fantastik na pret. Ps: Perdoreni ujin me shpesh se edhe moralisht ju ben me te paster. Gezuar!“, shkruan Peka, duke ironizuar dhe abdesin e msulimanëve .

Ai i quan ata “erdoganistë”, që në fakt nuk janë. As Mërtiri, as Kola e as Zekthi, nuk janë fare ithtarë të Erdoganit. Zekthi madje, në një debat televiziv, mbrojti përcaktimin e Baton Haxhiut për liderin turk si “autoritarist”.

Mërtiri është shqiptarocentrik në qasje dhe, privatisht, edhe për këtë arsye, nuk ka preferencë qoftë politike e aq më pak fetare, ndaj udhëheqësit turk.

Edhe Vehap Kola nuk është nga ata që ka shpërfaqur afeksion politik apo fetar ndaj Erdoganit.

Pra, Peka sajon diçka që s’ekziston për një sulm që tenton treshen në fjalë, duke abuzuar deri me besimin e tyre, si dhe njeriun që i është bërë “vëlla e shkuar vëllait” kryeministrit shqiptar, sidomos në ditë të vështira, pra presidentin Erdogan.

Kjo, edhe në fakti se ky i fundit e ka prishur raportin e tij me Berishën nga një besëprerje e këtij të fundit në një votim për Palestinën në OKB gjatë kohës që qeveriste.(Tesheshi)

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In