• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Çfarë synon Berisha me peticionin kundër Yuri Kim?

25/04/2022
in Blog
A A
“Fëmijët milioner që nuk vjedhin”!  Berisha në “gjyq” përballë fantazmës së Enverit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Koha përputhet- ekzaktësisht i njëjti muaj edhe pse vite të ndryshme. Objekti e koncepti po ashtu ngjan si dy pika uji. Më 2 prill 1998, Sllobodan Millosheviçi i kërkonte serbëve të votonin në një referendum absurd, që ata të kundërshtonin ndaj mendimit të Perëndimit, i cili nuk donte që shqiptarët e Kosovës të dhunohen nga një diktator.

Plot 24 vjet më pas, një bashkëkohës i Sllobodan Millosheviçit, i cili është ende në funksione të plota politike edhe sot, pra Sali Berisha, po inicon një peticion kundër Yuri Kim, ambasadores së SHBA në Shqipëri.

“Nismë” që natyrisht po e përforcojnë në publik mbështetësit e Sali Berishës, por që realisht nuk ka asnjë bazë për tu mbështetur si kauzë publike.

Njerëzit që përkrahin Sali Berishën, i kërkojnë militantëve të firmosin një peticion kundër ambasadores së SHBA-së. Po përse? Sepse, sipas tyre diplomatja e Uashingtonit po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. Po cili do të jetë objektivi që do të arrijë peticioni i Sali Berishës ndaj SHBA? Që ka njerëz që nuk e përkrahin ndëshkimin e tij për korrupsion domethënës, minim të demokracisë e pengim të drejtësisë?

Kjo dihet! Ka realisht njerëz që mbështesin Sali Berishën dhe janë gati të bëjmë luftë me qeverinë amerikane. Madje e tregojnë çdo ditë prej disa vitesh në komentet e tyre në faqet zyrtare të ambvasadës së SHBA por edhe në mediat audiovizive në vend.

Por i gjithë ky aksion nuk ka sens, nuk është as politik, e as logjik, ngase kemi të bëjmë me një inat e jo ide, me një mllef e jo nismë.

Ky aksion është identik me një të tillë që Sllobodan Millosheviçi ndërmori në prillin e vitit 1998, pikërisht më 2 prill 1998, kur i ndjeri Robin Cook, Sekretari i Jashtëm i Mbrëtërisë së Bashkuar vizitoi Beogradin dhe dënoi Millosheviçin për masakrat e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës. Cook, deklaroi se Perëndimi, jo vetëm i dënon por do të marrë aksione ndaj Serbisë, me një përshkallëzim të llogaritur.

Milosheviçi, thirri njerëzit në një referendum kundër Perëndimit, e ku “fitoi” falë edhe manipulimit e lajmeve të rreme. Ai referendum nuk kishte të bënte fare me Serbinë, me logjikën, me një marrëdhënie normale të Beogradit me komunitetin ndërkombëtar. Por thjesht me një nismë të Milosheviçit për ta ndarë shoqërinë, sa të jetë e mundur me Perëndimin.

Natyrisht në Serbi, në atë kohë, por edhe sot logjika properëndimore ka sens, pasi shumica e opinionit janë të rreshtuar kundër Perëndimit. I vetmi lider perëndimor i Serbisë-Zoran Xhinxhiç u vra në mënyrë makabre. Pasardhësit e tij, të gjithë kanë treguar hapur me zemër apo me hipokrizi besnikërinë ndaj Moskës.

Sali Berisha, hapur nuk është me Moskën, por hapur është kundër SHBA, gjersa ka inicuar edhe një “referendum online” ndaj zyrtares më të lartë të SHBA në Shqipëri.

Peticioni online, në thelb është një mekanizëm i pabesueshëm e i manipulueshëm, pasi varet nga njeriu që e komandon dhe e administron, megjithatë thelbi dihet pavarësisht rezultatit që do të nxjerrë media e doktorit.

Shqiptarët duan që SHBA të ketë edhe më shumë akses në jetën publike në vend. Të njëjtë e duan të gjithë popujt e Ballkanit, madje edhe Bosnja, që ka Republika Srbskan pro ruse. Mediat e Beogradit po shkruajnë këto ditë se edhe në Serbi po rritet një vetëdije properëndimore.

Megjithatë Berishës i duhet një votim pro tij, edhe pse mjaft vetë që edhe mund ta votojnë e bëjnë për nostalgji jo se kanë ndonjë gjë kundër SHBA. Po Berisha ka një ngut, pasi të enjten më 28 prill në Tiranë do të jenë dy zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: i dërguari i presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried.

Të cilët, jo vetëm priten të avancojnë qëndrimin e SHBA kundër korrupsionit, por edhe të japin adresa të reja për “Peshqit e Medhënj”. E këta peshq, duan të tregojnë se si kap kush. Po vërtetë si kap kush?!

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In