• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Çfarë i ndodhi Doktorit që qau para grekëve për Belerin, ditën që duhet të vinte kujën për Abin?!

28/10/2023
in Blog
A A
Çfarë i ndodhi Doktorit që qau para grekëve për Belerin, ditën që duhet të vinte kujën për Abin?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Dje çuditërisht, kur gjithkush në kushte normale do të heshte për të mos qelbur dynjanë me aromën e tij prej kufome politike, Sali Berisha gjeti kohë të fliste para opinionit grek në TV SKY, për të treguar se i dhimbte shpirti për anëtarin e Mavit, Alfred Dhionisis Beleris, duke treguar me fakte imagjinare natyrisht, se si funksiononte drejtësia dhe shteti në Shqipëri.

Me shpifjet nga më të rëndomta, nga ato që u pëlqejnë dhe thonë çdo ditë krahu i shovinistëve grekë në media dhe sallat e PE-së dhe BE-së, Berisha mori rolin e avokatit, në një ditë tejet të zymtë për atë dhe familjen e tij, në momentin kur nuk arrin të gjej avokat mbrojtës për veten dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Madje gjeti kohë të mburrej duke treguar, se kishte bërë detyrën e “agjentit” për të zbuluar fakte për Belerin e “pafajshëm” si Abi i tij.

Saliu deklaroi se ka prova, se shuma e dhënë ndaj dëshmitarit kryesor kundër Fredi Belerit, u disbursua nga fondet sekrete të policisë shqiptare. Video kundër Belerit është e pavlefshme, pasi dëshmitari kryesor është paguar 7 mijë euro. Ai e ka konsideruar Belerin si të burgosurin politik dhe e lidh ndjekjen penale ndaj tij me përpjekjen e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë, atë që “pelegrinët” e kamufluar grek, ish kryetari Bashkisë Selanikut Zerva dhe ish Kryetari i Athinës Bakojanis, thanë para pelegrinëve të tyre në Himarë.

Ashtu si Radojçiçi dhe kisha serbe, që Kosovën deshën ta kthenin në një destinacion pelegrinazhi si vendi i kryqëzimit të krishterëve ortodoksë, ashtu dhe Saliu u orvat të kthente Himarën në varr të hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë, e për pak ia arriti qëllimit duke e treguar veten se ka qenë dhe është Juda i kombit.

Koalicioni me Fredi Belerin, që i ka bërë shumë më tepër dëme Shqipërisë se ato që tentoi t’i bënte Radojçiç Kosovës, është një krim që nuk falet lehtë. Tre djem nënash vriten dhe masakrohen në kufi dhe Beleri arrestohet në Greqi, ashtu si Radojçiçi në Serbi, si anëtari i grupit terrorist Mavi dhe dënohet me 3 vjet burg, që nuk i bëri kurrë dhe vjen një ditë kur krimineli ulet i qetë në prehërin e hjeksave publikisht, duke kandiduar si kryeqytetarë i Himarës me bekimin e Sali Berishës, duke bërë diçka që Vuçiç dhe lista serbe… kurrë nuk do të guxonin të bënin.

Salziu megjithëse i ka rënë bomba në shtëpi si Mere Fizi, gjeti kohë të qante hallin e Fredi Dionisis Belerit, viktimës së të tij dhe të Ilir Metës, për të pohuar edhe një herë qëllimin e tij kriminal… krijimin e një iluzioni të madh antikombëtarë për Bashkinë e Himarës, si tokë e shenjtë me shumicë greke e pushtuar, ose Golgotha e tyre matanë kufirit në Shqipëri, por i dëshpëruar se nuk ia arriti, sepse ia fiku llampat SPAK.

Ndaj Doktori u ndodh në vendin e gabuar në kohën e mbaruar. Fati është i paparishikueshem dhe dita tani për të nis ndryshe. Ka shumë gjasa se ardhmja nuk do i ngjasojë të shkuarës, kur megjithëse ishte askushi i dukej vetja dikushi, e nëse ky vend ka shtet dhe pak drejtësi, bastardi Salih duhet të çmallet me Belerin në të njëjtën qeli, për tu tharë sado pak lotët e tre nënave shamizeza, që Beleri u mori jetën e bijëve të tyre dhe për ta shpëtuar nga infarkti zavallin, duke mos e lënë të vuaj tmerrin pa fund, se një fund i tmerrshëm e sigurtë që e pret.

Ndaj nëse është i “dëshpëruar” për Belerin, duhet të jetë i tronditur për Abin dhe duhet t’i ruaj lotët, sepse do ketë rrugë të gjatë me drejtësinë, për t’i bërë bashkë sërisht./Ekskluzive.al

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In