• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Çfarë fshihet pas lirimit të Dvoranit nga Gjykata e Lartë?

11/06/2020
in Blog
A A
Shkarkimi i Dvoranit, KLGJ rrëzon kërkesën e Metës. Kreu i KED: Presidenti të përmbahet, s’ka kompetencë të kërkojë largimin
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ardian Dvorani është liruar sot nga detyra si anëtar i Gjykatës së Lartë, me argumentin se ai po qëndronte në detyrë, për shkak se deri më sot nuk ka pasur anëtarë të rinj. Me emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, u krijua një shumicë e re që “mban hapur derën” në Gjykatë të Lartë, dhe meqë Dovranit ka kohë që i ka kaluar afati, u hap debati i iniciuar nga mbështetës të Metës, për largimin e tij.

Përpjekje për të marrë vendim të ngjashëm nga KLGJ ka pasur dhe në mbledhjen e parafundit, por ata e kanë shtyrë interpretimin e vendimit, pas interesit dhe alarmit që u vërejt nga diplomatët perëndimorë në Tiranë që mbikqyrin reformën në drejtësi.

Pra e reja këtu është se u krijua një shumicë e re në KLGj, pas reformës në drejtësi, që mbështet vendimet e Metës, dhe duhet parë ku shkon kjo tendencë.

Paranoja në këtë rast është, nëse këtë shumicë e krijoi Meta me fuqinë e tij, apo ka një shkelje syri nga shumica për të avancuar disa çështje të reformës në drejtësi, duke toleruar Ilir Metën.

KLGJ nuk ka tagër fare të konstatojë vakancat në Gjykatë të Lartë. Atë tagër e e ka vetë Gjykata, ndaj kjo lëvizje bie erë.

KLGJ me vendimin e sotëm kaloi nga dilema se çfarë të vendosë, në një vendim që tejkalon kompetencat e veta ligjore.

Ky vendim zbuloi mungesën e integritetit të përbërjes së KLGJ dhe demonstron vullnetin e presidentit për rritjen e “pavarësisë” ndaj Perëndimit, në lidhje me reformën në drejtësi.

Nga ky rast nuk lexohen shumë gjëra, pasi realisht Dvoranit i ka kaluar mandati dhe natyrisht që do të ikte një ditë. Por duke ikur nga Gjykata e Lartë, ai nuk ikën nga sistemi i drejtësisë, pasi ligji detyron emërimin e tij brenda sistemit.

Përpjekjet dy vjeçare të Metës për ta larguar kanë qenë të lidhura me faktin se duke qenë përfaqësues i Gjykatës së Lartë, në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), Dvorani është në të njëjtën kohë kryetar i KED. Dhe Meta nuk është i shqetësuar për Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë, por për Dvoranin si kryetar i KED.

Tashmë nëse vazhdon beteja për të shkarkuar Dvoranin nga KED dhe për ta zëvendësuar me Vitore Tushën, siç po e përflet grupi i Ilir Metës, e cila është thjesht një shoqe e Argitës në zyrën e Metës, atëhere kemi të bëjmë me një lëvizje që realisht tenton të vendosë nën kontroll të Metës e Berishës, institucionet kyçe të reformës në drejtësi.

Normalisht detyra e Dvoranit si kryetar i KED nuk cenohet nga vendimi i sotëm, pasi ai është aty me mandat një vjeçar dhe është brenda sistemit, pasi nuk del nga sistemi. Detyrimi ligjor është që ai të sistemohet përsëri brenda sistemit të drejtësisë.

Kur ai të zëvendësohet si kryetar i KED, duhet të zgjidhet me short, një nga 3 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Nëse ndodh që Meta të avancojë dhe të çojë Vitore Tushën dhe kryetare të KED, është njësoj sikur të çojmë Argitën, dhe kemi një kapje flagrante dhe antiligjore të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë, nga Ilir Meta.

Nëse socialistët do ta lejojnë këtë gjë, duke bërë sikur nuk e kanë mendjen, atëhere ai tuiteri i ambasadores Yuri Kim, për thashethemet “që kishte dëgjuar” për një marrëveshje në heshtje kundër reformës në drejtësi, bëhet shumë aktual.

Share224Tweet140


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In