• Kontakt
Friday, June 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Çfarë do të ndodhte me njerëzimin nëse Toka do ndalte së rrotulluari?!

04/07/2021
in Kuriozitete
A A
Çfarë do të ndodhte me njerëzimin nëse Toka do ndalte së rrotulluari?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në filmin e vitit 1951, “Ditën kur Toka sërish mbijetoi”, një jashtëtokësor i quajtur Klatu dhe miku i tij robot Gort, ndalojnë njëkohësisht funksionimin e thuajse të gjithë pajisjeve elektronike në Tokë, duke përdorur teknologjinë e tyre të përparuar aliene.

Makinat, fabrikat, pajisjet televizive dhe shumë gjëra të tjera pushuan së funksionuari, dhe planeti u vendos në një lloj qetësie të frikshme. Por imagjinoni një alien që zotëron një mjet akoma më të fuqishëm, që mund të ndalojë rrotullimin e Tokës.

Pasojat do të ishin shumë më shkatërrimtare. Ne mund ta mos e kuptojmë, por rrotullimi i planetit tonë qëndron në themel të disa prej proceseve më themelore që ndodhin në Tokë. Në fakt, nëse Toka do të ishte një planet i palëvizshëm, ne njerëzit ndoshta nuk do të ishim këtu.

Nëse Toka do të ndalonte të rrotulluari në çast, kjo gjë do të ishte tejet katastrofike për pjesën më të madhe të sipërfaqes së planetit. Megjithëse nuk e ndiejmë në përditshmëri, ne të gjithë lëvizim bashkë me planetin tonë që rrotullohet.

Në ekuator, kjo shpejtësi është rreth 1600 km/h. Nëse planeti do të ndalonte befas, edhe gjithçka që qëndron mbi të do të fluturonte për inerci drejt lindjes. Imagjinoni një moment njerëz, shtëpi, pemë, gurë dhe shumë gjëra të tjera që zhvendos me një shpejtësi qindra km në orë.

Pas kësaj, erërat me shpejtësi të lartë, me një shpejtësi po aq sa ajo e rrotullimit të planeti, do ta pastrojnë çdo gjë mbi sipërfaqen e Tokës. Në rast se ngadalësimi do të ndodhte më gradualisht, efektet do të ishin ende dramatike, por do të zhvilloheshin për një periudhë më të gjatë kohore.

Gjëja e parë që mund të vinim re, do të ishte fakti që Dielli nuk udhëton më nëpër qiell gjatë një dite. Lëvizja e dukshme e diellit vjen nga rrotullimi i Tokës. Ndaj, nëse planeti do të ishte i palëvizshëm, kjo do të bënte që një ditë e vetme të zgjaste gjysmë viti (megjithëse mund të prisnim disa perëndime dielli shumë të gjata).

Pa ditët 24-orëshe me të cilat jemi mësuar, ritmet tona biologjike cirkadiane do të dilnin jashtë kontrollit. Proceset qelizore ritmike, që i tregojnë trupave tanë se kur të flenë dhe kur të zgjohen, varen pjesërisht nga ndryshimet e rregullta të dritës së diellit për të funksionuar. Shumë krijesa në Tokë, nga bletët tek pemët, mbështeten tek ritmet cirkadiane për të kryer funksionet normale të jetës së tyre. Ndryshimi i këtyre cikleve, mund të përdorë modelet normale të sjelljes.

Modelet atmosferike në Tokë, janë gjithashtu të lidhura me rrotullimin e planetit. Nëse planeti do të ndalonte së rrotulluari, ai do të ndryshonte shumë edhe mënyrën e lëvizjes së rrymave të ajrit (pasi do të ishin zhdukur erërat me shpejtësi 1600 km/h).

Modelet e erës që ne shohim sot, luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin e reshjeve dhe temperaturave në gjithë globin. Çdo ndryshim i rrymave të ajrit, mund të bëjë të krijohen shkretëtira atje ku aktualisht ndodhen pyjet, apo për shembull tundra e ngrirë të bëhet e banueshme.

Një Tokë pa rrotullim rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit,do të nënkuptonte gjithashtu fundin e uraganeve. Stuhitë e këtij lloji krijohen nga forcat ‘Coriolis’, që krijohen pikërisht nga rrotullimi i planetit tonë.

Erërat e tërhequra në zonën me presion të ulët të një stuhie në rritje, rrotullohen në drejtim të akrepave të orës në Hemisferën Veriore, dhe në drejtim të kundërt me akrepave të orës në Hemisferën Jugore, duke shkaktuar spiralet tipike dhe “syrin” qendror të stuhisë që përcaktojnë një uragan. Ky proces është një arsye që stuhitë mund të rriten kaq të fuqishëm – kështu që prerja e tyre mund të jetë një nga përfitimet e rralla të ndalimit të rrotullimit të planetit.

Por një planet i palëvizshëm, do të nënkuptonte gjithashtu edhe fundin e fushës sonë magnetike. Ndonëse shkencëtarët janë ende të paqartë mbi mekanizmat e saktë, mendohet

se fusha magnetike krijohet nga lëvizjet e bërthamës së lëngshme të metaleve të Tokës. Shkencëtarët e quajnë këtë një dinamo, dhe rezultati përfundimtar është një rrjet me linja të padukshme të fushës magnetike që sillen në formën harku përreth planetit.

Efektet e humbjes së kësaj fushe, do të ishin shumë më të këqija sesa thjesht të mos qenit më në gjendje për t’u orientuar përmes busullës. Kjo pasi fusha magnetike e Tokës, na mbron nga rrezet kozmike dhe stuhitë elektromagnetike të Diellit. (scan, Daily Mail)

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

20/06/2025
Akuzat e  ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

Akuzat e ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In