• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çështja “Toyota Yaris” GJKKO kalon në llogari të shtetit 3.4 mln eurot dhe tre parcela

22/10/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Çështja “Toyota Yaris” GJKKO kalon në llogari të shtetit 3.4 mln eurot dhe tre parcela
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

3.4 milionë eurot e gjetura në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit qershorin e vitit 2018 kanë kaluar në llogari të shtetit. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi të premten kërkesën e SPAK për konfiskimin e kësaj shume, si edhe të disa pasurive të tjera të personave të hetuar si të përfshirë në “pastrim parash”dhe “grup kriminal”, akuza që nuk u provuan.

Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës së bërë nga prokurorët e SPAK, Doloreza Hysenbelli dhe Ened Nakuçi gjykata vendosi të konfiskojë shumën prej 3.4 mln euro të gjetura në mjetet Toyota të ardhura nga Belgjika me porosi të Elvis Vladit, një vlerë prej 72 mijë euro të një kompanie në pronësi të Alfred Vladit, si edhe tre parcela me sipërfaqe nga 140 në 873 m2 në Gjirin e Lalzit në pronësi të Alban Mollaymerit.

Konfiskimi pasuror u bazua në ligjin Antimafia në një proces të pavarur nga ai penal dhe prokurorët e SPAK argumentuan se të zotëruesit nuk i justifikonin këto pasuri në burime të ligjshme. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e mbylli me një dënimtë vetëm me 1 vit burg për Elvis Vladin lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Pas gjetjes së tyre në Durrës, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda ngriti dyshime për një grup kriminal qëpastronte para. Për çështjen u shpallën në kërkimvëllezërit Ervis dhe Alfred Vladi, ndërsa u arrestuan katër të tjerë, që uliruan në janar 2020.

Hetimi nuk i provoi akuzat dhe dosja ikaloi Prokurorisë së Tiranës, e cila dërgoi si të pandehur vetëm Elvis Vladin, për akuzën e “mosdeklarimit në kufi të shumave dhe sendeve me vlerë”.

Gjatë hetimit parave të Vladit i doli për zot një shtetas gjerman, që kishte dokumentet bankare për to dhe që i tha hetuesve se ia kishte dhënë Elvis Vladit për biznes.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In