• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çështja e KLSH ndez PS, zbardhet dokumenti i deputetëve kundër Arben Shehut, akuza për lidhje me Kryemadhin dhe Berishën

03/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Çështja e KLSH ndez PS, zbardhet dokumenti i deputetëve kundër Arben Shehut, akuza për lidhje me Kryemadhin dhe Berishën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi për të emëruar Arben Shehun në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka shtuar divergjencat brenda Partisë Socialiste. Edhe pse në mbledhjen e grupit të PS ditën e enjte u vendos politikisht që të votohet pro zotit Shehu, sipas informacioneve mësohet se përplasjet kanë vijuar edhe në ditët në vijim.

Plani është që në seancën e së enjtes që vjen kandidatura e Arben Shehut si kryetar i ri i KLSH të hidhet në votim, por sipas burimeve deputetët e Partisë Socialiste, Spartak Braho, Bashkim Fino dhe Erjon Braçe vijojnë të jenë kundër kandidaturës së propozuar nga presidenti Ilir Meta.

Zbardhet dokumenti i deputetëve kundër Shehut

Gazeta ka siguruar një dokument ku deputetët Braho, Fino dhe Braçe, por edhe ligjvënës të tjerë socialistë kanë renditur arsyet se përse zoti Arben Shehu nuk duhet të emërohet në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas asaj që thuhet në dokument, deputetët theksojnë se një nga arsyet që mazhoranca duhet të votojë kundër Shehut është se ky i fundit ka lidhje politike me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po ashtu, në dokument, deputetët që kundërshtojnë kandidaturën e propozuar nga Meta theksojnë se zoti Shehu nuk ka eksperiencë financiare dhe për rrjedhojë ai nuk mund të jetë i denjë për të drejtuar KLSH. Ndërkohë, në dokument deputetët theksojnë se kandidati në fjalë është fis me një person të inkriminuar dhe se për ta në asnjë rrethanë ai nuk është i denjë për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të vendit, sikundër është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Nga ana tjetër, mësohet se deputetët që kundërshtojnë kandidaturën e nominuar nga kreu i shtetit për pasardhës të Bujar Leskajt në krye të KLSH, ngrejnë si shqetësim faktin se emri i Arben Shehut u propozua në mënyrë të beftë, ndërsa kanë theksuar se do të votojnë kundër, pasi janë vënë përballë faktit se kanë të bëjnë me një pakt Rama-Meta-Basha. Pra, të gjitha këto arsye të renditura nga deputetët, janë të mjaftueshme për të nxitur mazhorancën socialiste që të reflektojë dhe të refuzojë Arben Shehun, që të mos votohet si kryetar i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Megjithatë, mbetet të shihet si do të votohet të enjte nëse kandidatura e tij do të hidhet në votim gjatë seancës plenare.

Debate në grupin e PS

Por ky debat dhe kundërshtitë për kandidaturën e zotit Arben Shehu për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit e kanë zanafillën qysh në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gazeta e deklaroi se një grup deputetësh socialistë të kryesuar nga Spartak Braho, Bashkim Fino dhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe i kanë kërkuar llogari kreut të grupit të PS, Taulant Balla për pranimin e kandidaturës së Arben Shehut për kryetar të KLSH, të miratuar nga Komisioni i Ekonomisë.

Mësohet se deputetët në fjalë kanë shprehur kritika për kandidaturën e zotit Shehu, pasi për ta ai është një emër anonim dhe që nuk plotëson kriteret bazë për të drejtuar një institucion kaq të rëndësishëm financiar. Po ashtu, mësohet se me tone të forta ata kanë kërkuar sqarime nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla se përse pranuan t’i “nënshtrohen” Metës, duke i hapur dritën jeshile dhe marrë në konsideratë propozimin e tij për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pra, për ta është e pranueshme që një kandidaturë si kjo të votohet dhe se ata refuzojnë të bëhen pjesë e pazareve. Por, mësohet se në përgjigjen e tij, zoti Balla është shprehur se kandidatura e Arben Shehut duhet të votohet, ndërsa sipas tij, emri i tij kishte gjetur dakordësi edhe nga lidershipi i Partisë Socialiste./NGA RIGELS SELIMAN

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In