• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Carlo Ancelotti feston 63-vjetorin, trajneri që bëri historinë e futbollit

11/06/2022
in Sport
A A
Carlo Ancelotti feston 63-vjetorin, trajneri që bëri historinë e futbollit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si futbollist pati një karrierë të madhe. Shumë suksese me Romën, por mbi të gjitha me fanellën e Milanit. Megjithatë, si trajner, Carlo Ancelotti u bë një nga më të mirët në botë, me të drejtë. I lindur në klubin e futbollit Reggiolo, ai luajti për Parmën nga ’75 deri në ’79. Më vonë u ble nga Roma, ku qëndroi deri në vitin 1987, kur erdhi telefonata nga Milani.

Luajti me kuqezinjtë deri më 1992, vit në të cilin “i vari këpucët në gozhdë”. Nga ’92 u bë zëvendës i Arrigo Sacchi në pankinën e Italisë, në vitet ’95 -’96 eksperienca e tij e parë si trajner në një klub me Reggianan. Nga ’96 deri në ’98 udhëhoqi Parmën duke arritur vendin e dytë në kampionat dhe Champions League. Rezultatet e shkëlqyera e bindën Juventusin të vinte bast për të.

Ai qëndroi në Torino për dy vite, por ndjenja me mjedisin bardhezi nuk arriti në nivelet e dëshiruara. Në vitin 2001 kaloi te Milani. Tetë vitet si trajner kuqezi u karakterizuan nga triumfe të mëdha, në Itali, por mbi të gjitha në Evropë.

Nga viti 2009 deri më 2011 drejtoi Chelsean, më pas një vit te PSG, dy të tjera te Real Madridi, kohë kur arriti të sjellë “Decima” (të dhjetën) historike në Valdebebas. Më pas Bayern Munich, klubi që asokohe e shkarkoi në tetor 2017. Palmarèsi i tij është thjesht i jashtëzakonshëm.

Si lojtar ai fitoi 4 Kupa Italiane, 3 tituj, një Superkupë Italiane, 2 Kupa Evropiane, 2 Superkupa UEFA dhe 2 Kupa Ndërkontinentale. Si trajner, siç u përmend, ai bëri edhe më mirë: një titull, një Kupë Italiane, një Superkupë Italiane, një titull në Premier League, një “FA Cup”, një titull në Ligue 1, një kupë spanjolle, një superkupë gjermane, kampionati gjerman, një Kupë Intertoto, tre Champions League, tri Superkupa të Europës dhe dy Botërorë për Klube.

Lajmi i verës 2018, që i mahniti të gjithë: mori drejtimin e Napolin. Por 18 muajt me blutë e Serie A nuk lanë kujtime të pashlyeshme. Më pas lamtumira dhe nënshkrimi me Evertonin, që e çoi në vendin e dhjetë të Premier League.

Pastaj, sërish thirrja e zemrës: ja ku është Real Madridi, me pushtimin e të 14-tit Champions League. Sot “Carletto” mbush 63 vjeç. Një trajner super i kompletuar, një babaxhan për lojtarët, një “libër” për t’u shfletuar nga të gjithë që synojnë suksesin e tij në futboll./Noa.al/

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In