• Kontakt
Friday, January 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Byroja e Hetimit gati për a.rrestimet e shtatorit të kërkuara nga Brukseli: Të hënën SPAK zgjedh kreun e FBI-së shqiptare

24/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Byroja e Hetimit gati për a.rrestimet e shtatorit të kërkuara nga Brukseli: Të hënën SPAK zgjedh kreun e FBI-së shqiptare
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndizen motorët e luftës kundër korrupsionit. Prokuroria e Posaçme kohët e fundit është fokusuar kryesisht te grupet kriminale, mirëpo nuk do të jetë e largët dita kur në skaner të kalojnë dhe zyrtarët e lartë.

Organi që do të jetë kompetent për hetimin e politikanëve është padyshim Byroja Kombëtare e Hetimit. Procesi për ngritjen e saj ka kaluar në shumë filtra, por duket se tashmë po shkohet drejt fazës finale. Një komision i ngritur në Prokurorinë e Posaçme, prej muajsh ka kaluar në filtër të gjithë kandidatët për drejtorin e BKH dhe vetëm 4 emra u kualifikuan për në fund.

Më konkretisht: Aida Veizaj; Artur Beu; Ervin Hodaj; Idajet Faskaj. Sipas burimeve, tashmë ka përfunduar verifikimi final i tyre qoftë për pasurinë, qoftë për pastërtinë e figurës dhe karrierën dhe tashmë do të zgjidhet emri që do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, një organ që realisht është investim amerikan, pasi do të jetë identik me FBI.

Sipas burimeve të gazetës, ditën e hënë pritet të përzgjidhet emri final dhe ndër emrat që përflitet si më favorit është ai i Ervin Hodaj, i cili shihet më favorit krahasuar me kandidatët e tjerë. Ndërkohë nuk mbetet pas as Aida Veizaj. Megjithatë i takon komisionit të vendosë se kush do të ketë në dorë BKH. Me zgjedhjen e drejtorit, nis menjëherë puna për të kompletuar Byronë.

Pritet që të përzgjidhen plot 60 hetues që do të jenë gardianët e luftës ndaj korrupsionit. Sipas parashikimeve, rreth shtatorit BKH do të jetë funksionale. Duhet theksuar se lufta ndaj korrupsionit dhe funksionaliteti i SPAK dhe BKH është një ndër kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Kjo do të thotë se në shtator mund të ngrihet sipari i goditjeve të bujshme. Amerikanët e kanë thënë disa herë që mos prisni shumë nga SPAK sepse mungon BKH. Kjo do të thotë që me ngritjen e këtij organi hapet dhe rruga e hetimeve në nivele të larta. BE e ka kush hetimin e politikanëve dhe sinjalet janë se vjeshta do të sjell zhvillime.

Roli i amerikanëve

Shpresat se BKH do të ngrejë siparin e arrestimeve janë shtuar pasi ky organ do të jetë në dorë të amerikanëve. Deri më sot politika ka mbajtur në presion gjyqtarë e prokurorë, por me BKH sharra do u ngecë në gozhdë. Por si SHBA do të marrë në dorë BKH? Te faqja zyrtare e BKH janë treguar me detaje rolet që do të kenë institucionet amerikane, që nga FBI, deri te ICITAP.

Në faqen zyrtare bëhet me dije se rolin kryesor në ngritjen e BKH e ka padyshim FBI. Byroja Federale e Hetimit do të asistojë për vite me radhë që bosët e krimit dhe të korruptuarit të shkojnë pas hekurave. “Në vitin 2016 u ra dakord që Qeveria e SHBA-ve do të ndërmerrte rolin udhëheqës në krijimi e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Qeveria Shqiptare shprehu dëshirën që BKH-ja të reflektonte ngushtësisht standardet profesionale dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Kjo ambicie ka rezultuar në procesin e mëposhtëm të përzgjedhjes për BKH-në, që ndjek të njëjtin model si FBI-ja dhe një regjim trajnimi që do të sigurohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo nga trajnerët e FBI-ja. Mbi 60 persona të përzgjedhur do të shkojnë në SHBA në vitin 2020 për t’iu nënshtruar trajnimit në Akademinë e FBI-së në Kuantiko, Virxhinia”, thuhet më tej.

BKH, me drejtori rajonale

Fokusi i BKH nuk do jenë vetëm pushtetarët e Tiranës, pasi në skaner do kalojë dhe pushteti vendor. Sapo të ngrihet njësia qendrore e BKH në Tiranë, më pas do ngrihen dhe disa degë të saj në qarqet kryesore të vendit, ku ka dyshime për krim të organizuar dhe rritje të korrupsionit.

“Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kanë vendndodhjen në Tiranë dhe e ushtrojnë juridiksionin e tyre penal në të gjithë territorin e Shqipërisë. Byroja Kombëtare e Hetimit mund të krijojë zyra të përkohshme ose të përhershme jashtë Tiranës, për të përmbushur qëllimin e saj”, thuhet në nenin 10 të ligjit për luftën ndaj korrupsionit. Pra, teksa politika po punon fort në prapaskenë me lloj-lloj aleancash, amerikanët tashmë po ngrenë në këmbë BKH dhe përmes këtij organi do u jepet fund pazareve.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

01/01/2026
Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

01/01/2026
Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

01/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In