• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Butaforia e shqiponjave në tubimin e Skënderbeut të Çepanit

05/03/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Protesta dhe idiotsitë e Ilir Metës: Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestën!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Akil Ylli

Qe do ishte nje tubim qesharak, kjo s’kishte pike dyshimi. Por ate qe na serviren, zor se do ta parashikonte edhe personi me fantazin me te kultivuar. Ma merr mendja, qe duhet te jete e paimagjinushme per nje njeri normal, qe te organizoje nje tubim, ku gjithçka eshte e rreme. Duke filluar nga mileti qe kishin sjellur, hapja e gabur, vazhdimi qesharak deri ne dhimbje, zotimet donkishoteske e deri te puthja e lumtur me Fariun. Vetem katnaropatologjiket, i kane keto kapacitete!

Rrena ma e madhe, fillonte me konsideratat, ndaj miletin te grumbulluar ne shesh. Te gjithe ata qe moren fjalen, rrej njeri e rrej tjetri, i konsideronin si popull, mitingashet e thekur. Se si mund te quhet popull, ajo turme qe ishte ne shesh, veç oratoret e ç’akordum e Nastradini e dine. Me kto mend qe kane keta, po t’kishin pa sa vete jane mbledhe, kur a ba synet Tim veshuku, djali i Qerimit te Budijes, kishin me thane, jane mbledhe tane rruzulli.

Lere pastaj kur pame, cilet paten nderin te marin fjalen! Ca ish artiste te realizmit socialist, “Gimi i puros”, si perfaqsues i ish nomenklatures se larte, dhe nje jurist i njohur, qe kish bere zgjedhjen e gabuar si njohes i ligjit, duke çertifikuar paranojat e Maliqit. Vallahi katnarokoku, s’pyt per grada e as prej ka je!

Po hajt, mire, se me artistet e realizmit socialist, jemi mesuar ti shohim, hyp e zdryp neper tribunat e Shqupit dhe Ledi Bianku e ka ndjere per detyre, ti laje borxhin PD-s, per emerimin ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut, po kete “Gimin e puros”, ku e gjeten mor aman? Te pakten per sy e faqe, Likja s’duhej ta ftonte te birin e sekretarit te pare neper rrethe, si luftetar kunder komunizmit. Po si mund te jete, i emeruari i Nanos ne OKB, i shkarkuari me pas nga Shqupi dhe i reabilituari nga Likja, model i antikomunizmit!? Si model piruetash politike po! Me keto soj piruetash, Gimi kishte lane pa mend edhe Ten Siao Pinin!

Te gjenin te pakten, nje perfaqsues te te persekutuarve politik, edhe per gjeografi perfaqesimi. Edhe ish te burgosurit politik, popull jane, è! Po mor po, ashtu do t’ishte e mira, te pakten figurativisht do behej perfaqsim gjithperfshires i popullit, por problemi eshte, ku me i gjete? Ata me dy pare mend jane distancuar, kusurin e kane zbuar vete. S’ju ka mbete as edhe nji, sa me ba be t’pakten. Agron Tufa po, ai ju kishte mbarua pune, po u arratis qerrataj!

Por kulmin i Butaforis se Rrenes, ndodhi at’here, o ku, kuu moj nane, kur Skenderbeu kambshtremt i Cepanit, zbriti shkallet e rezidences presidenciale, dhe si aktor tragjedish antike greke, u keput ne gjunje para popullit. Budines e Kapexhiut, do ti jete çu mishi kokerr, nga ajo gjetje artistike. Me tu çu qimet, kallam!

Ka te ngjare qe ne ate veprim, Likja te kete qene per here te pare ne jete, i sinqerte. Tmerri i pritjes, se ku e kur do ta hedhe kali i Maliqit qe galopon, e ka shtyre te beje zgjidhjen me t’pashprese, ate qe tu lutet ne gjunj, popull-militanteve te marre borxh, me shpresen qe do ta lidhin besen, o gomarin, pas strumullarit te pushtetutes,, te cilin ka ndermen ta perdor si pardesy, per tu mbrojtur nga shiu i drejtesise.

Mirpo beri gabim fatal, qe datan e qametit e caktoj shume afer, mbas dy javesh. Nuk e di qyqari, qe pas dy javesh, ne ate shesh nuk do te jete me, as gjysma e katnarve qe u mblodhen me 2 mars. Si ben derman, as Lulashi e askerkush. Aq me pak, 500 mishat e Matufit Dixhital!

T’ja beje shyqyrin, qe katnaret kane nje kohe te gjate, qe jane inaktiv, dhe si te thuash, kane kane pasur kohen e mjaftushme te relaksohen, te asimilojner sforcimet e fundit e ndonjeri per te harruar te nxirat nga dajaku, dhe ju pergjigjen udhzimeve Lulashit, se perdryshe para podiumit, kendi i shikimit do i fokusonte, Monen, Vason, ndonje sehirxhi e kureshtare te rastit dhe per ta ruajtur mbas shpine, Ted Blushin me pushkaliqen presidenciale. Me pak fjale, sheshi me 15 mars, do ti ngjante shkretetires.

Mund mos ta bente ate thirrje, ta shtynte ne kohe, te priste sa katnaret ta harronin neverin, qe ju shkakton dieta me qofte e byrek. Dy jave jane pak. Mirpo atij si pret koha. Sahati ka filluar numrimin mbrapsh. Si manual udhezimi ka friken, e cila e shtyn te bertase kuturu, per te mbuluar uturimen e makines se drejtsise.

Aq i terrorizur eshte nga ndeshkimi, saqe injoroj dhe thirrjen e shqiponjave ne shesh, per ta vazhduar butaforin, me firmosjen e dekretit te shperndarjes se Parlamentit. I ziu Like!

Ajo soj nxitjet, do ti kete shkaktuar dritherima, ngaqe eshte kujtuar, qe shpallja e nje dekreti te tille, mund ti hapte rruge arrestimit te tij, si i inkriminuar ne flagranc. Aty Skenderbeu I Cepanit, u dhjeros ne kale!

Jo pak do t’kete ndikuar ne prishjen e humorit, edhe ajo qafirja e ambasades amerikane, me ate deklareten e moskeqperdorimit te flamurit amerikan. Ja u ka zene kafshaten ne fyt, atij dhe shqiponjave shqiptaro-amerikane, qe kishin ardhur nga larg, me shprese te ngjyenin gishtin ne mjalt. Ju dha leje te tundnin, vetem shkopin!

U perpoqenen ti ngushllojne Xheku i Markajve e Frenku i Shkrelit, por zor se ju japin uje me pi, me ato zhgarravina. Ata ishin te çoroditur per vete. Ajo qe kuptohej, nga ato nga çfare thonin, ishte se ata: O jane te marre, o shtihen!

I hakrreheshin ambasadores, qe shqiptaret s’ka Zot qe i ndal te perdorin flamurin amerikan, kur ajo nuk tha asgje te ngjashme me pretendimet e tyre. Zonja Kim, vetem sa u beri te njohur Katnarise, dhe vetem atyre, se ishin te lutur, te mos perdornin flamurin amerikan, sepse e quante keqtrajtim te tij. Dhe eshte e drejta saj. Po hajde spjegoja qypit Xhek & Frenk dhe t’marrve te tjere, se! S’na mbetet, veç tu urojm shendet, se ment, ju a ka ngere mola ngahere!

Tashme Skenderbeut te Cepanit, si ka mbetut gje tjeter, veç ta keshilloje ndonje mik, nese i ka mbetur, qe te mbaje veshin pertoke si indjanet, se mos ndjen dritherima termetit, apo ardhjen e shpejte te koronavirusit, o ne fund te fundit, zbritjen e ndonje fatkeqsia nga Lart, me ndihmen e SHerbetores se Zotit, si sebep ta anuloje tubimin, perndryshe me 15 mars, Dekretin e shperndarje se Parlamentit e firmos ne prezence te stafit te ngushte. Ndoshta!

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In