• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Bushati e kuptoi më në fund Bashën?! “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

12/05/2021
in Blog
A A
Bushati e kuptoi më në fund Bashën?! “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gënjeshtrash, aq sa mund ta ketë zili edhe vetë Rilindja. Duke organizuar shfaqen foshnjakërisht të shpifur të dorëzimit të arkave me fakte në KQZ, duke përkundur iluzionin se zgjedhjet mund të përsëriten në 9 qarqe, duke mospranuar se disfata tashmë është çertifikuar, ajo nuk po bën gjë tjetër, veçse po mashtron, së pari militantët e saj dhe më pas gjithë publikun.

Ato “kartonë të rëndë me prova” që u dorëzuan me pompozitet qesharak përpara kamerave, nuk kanë brenda asgjë. Sepse krimi i vërtetë elektoral nuk gjendet në kutitë e votimit, por në të gjithë mjedisin që i ka rrethuar ato. Faktet që po dalin, aty këtu, për pretendimet e PD-së, nuk kanë aspak peshë për organet që do të gjykojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Kështu, nëse ministri i rendit Çuçi akuzohet se e ka drejtuar fushatën e tij me ish policë të inkriminuar, ky është një gjykim moral dhe publik për figurën e tij, por aspak një fabul që ngre pikpyetje ligjore për mandatin e tretë në Gjirokastër. As fakti se dordolecët e komitetit teknik të ekspertëve u përdorën për të penguar votuesit emigrantë të opozitës dhe për të lejuar ata të PS-së që të votonin, nuk mund të trajtohet juridikisht nga KQZ.

Madje madje, as argumenti madhor i votave të Tomës dhe Qifes, që bind cilindo që reket të gjykojë ftohtë, se pretendimi për kasaphanë elektorale është i drejtë, nuk mund të ketë vlerën e provës në një proces të kontestimit të rezultatit.

Pra, arkat e PD realisht janë të zbrazura, elementët që mund të sillnin përsëritjen e ndonjë qarku deri më tani mungojnë dhe beteja ligjore e opozitës i ngjan një përleshje me mullinjtë e erës.

Por, thënë këtë shtrohet pyetja: atëherë pse është futur ajo në këtë rrugë qorre? Atëherë pse po sillet sikur e ka zbuluar botën pas 25 prillit? Pse deri në mëngjesin e së hënës foli për fitore dhe më pas e zëvendësi atë me masakër?

Shpjegimi më i thjeshtë që japin kundërshtarët është ai se kjo po bëhet për të shpëtuar lëkurën e Bashës dhe imazhin e tij prej humbësi recidivizt.

Në fakt e gjitha nuk është, as kaq e thjeshtë, as kaq sipërfaqësore.

Sepse këtu në lojë nuk është emri i një personi qoftë ky dhe lideri i opozitës, por mbi të gjitha politikat që ai ndërmori dhe që u përkrahën unanimisht nga gjithë PD-ja.

Personalisht mendoj se opozita i ka humbur këto zgjedhje shumë kohë më parë, në 3 pika kyçe që nuk kanë të bëjnë aspak me 25 prillin. Së pari, kur u zbyth nga përbetimi për të mos lejuar të zhvilloheshin votime moniste në 30 qershor 2019. Së dyti, kur u ul në tryezën 14 janarit për reformën elektorale. Dhe së treti, kur nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit.

Me të treja këto akte PD dorëzoi spektrin e rrugës radikale, tradhëtoi kredon e atyre që patën marrë në dorë molotovët, duke provuar edhe qelitë, pasi besuan në slloganin e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhje normale.

Me këto pirueta fondamentale PD pranoi në heshtje se bëri gabim që dogji mandatet, bojkotoi pushtetin lokal dhe zgjodhi obsionin se Rama mund të sfidohej edhe përmes votës. Ajo u zbraps nga një politikë që e kishte argumentuar qartë dhe drejtë, se nuk mund të ketë zgjedhje të lira në një mjedis autokratik.

Në kohën e këtij ndryshimi absurd kursi shumë kritikë të qeverisë aktuale e fshikulluan këtë kthim timoni në drejtim të greminës. Edhe Lapsi.al ka pasur një vijë të qartë editoriale kundër këtij absurdi. Por “zoti Luli”, që preferon më tepër të luajë rolin e kanakarit të ambasadorëve, sesa atë të liderit që mbron interesat e tërë opozitarëve, i shpërfilli këto qëndrime, duke i etiketuar si revolucionare, dhe vazhdoi të udhëheqë me vendosmëri në rugën drejt disfatës.

Madje ai lëpiu gjithçka kishte pështyrë se regjimi nuk mposhtet me votë dhe filloi të besonte tek “uragani blu” aq shumë, sa edhe në mëngjesin e 26 prillit shpalli se fitorja thjeshtë duhej numëruar.

Në fakt, në kuti gjendej ajo që kishte vendosur prej kohësh regjimi. Aty ishte rezultati i financuar nga koncesionet e oligarkëve, i propoganduar nga TV e mëdha, të kapura prej kohësh, nga policia politike që la deri në fund të lirë banditët që blenin zgjedhësit, nga yjet në ngjitje të SPAK-ut, që vetëm rrinin e vështronin krimet, nga makineria shtetërore që shpërndau miliona nga buxheti për të ndryshuar votën, madje dhe nga shkenctarët ambulantë të komitetit të ekspertëve që vendosën në mbyllin kufinjtë.

25 Prilli ishte prova ulëritëse se nuk ka autokrat që e lëshon karrigen demokratikisht. Ai provoi edhe njëherë se Basha i 2019 kishte plotësisht të drejtë, ndonëse Luli i mëpasëm, i shantazhuar nga ambasadorët dhe i kapur nga kushedi ç’interesa, e ndryshoi tërësisht kursin. Edhe njëherë, si katër vite më parë, ai e çoi PD dhe opozitën drejt katastrofës.

Pikërisht këtë kthesë politike që rezultoi fatale, këtë përgjegjësi për shpënien e opozitës si cjapi te kasapi, do të fshehë manipulimi me arkat bosh që po çohen në KQZ. Me anë të saj PD po reket të krijojë iluzionin, sikur gjithçka është një çështje teknikalitetesh, sikur po u hapën ca dosje, po të shqyrtohen ca fakte, rezultati edhe mund të ndryshojë.

Dhe këtu problemi nuk është tek gënjeshtra që po tentohet të instalohet. Ajo do të shuhet shpejt, aq sa dhe më të qorrollepsurit që duan të besojnë në fantazi të pamundura do ta kuptojnë. Por, shqetësimi është se duke u përpjekur të imponojë këtë alibi, opozita nuk do të jetë në gjendje kurrë të ndërgjegjësohet se përse humbi realisht. Ajo do të vazhdojë të vetëmashtrohet duke menduar se regjimi mund të bjerë me votë dhe me betejë parlamentare, për ti lënë sërish timonin Lulit, krahu i të cilit pret gjithmonë nga gremina.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In