• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Britania vendos masa ndaj emigrantëve: Kush ka hyrë në mënyrë ilegale dhe ka kërkuar azil do ndëshkohet!

06/07/2021
in Bota
A A
Britania vendos masa ndaj emigrantëve: Kush ka hyrë në mënyrë ilegale dhe ka kërkuar azil do ndëshkohet!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania e Madhe, një nga shtetet më të preferuara për emigrantët e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, emigrantë të cilët kalojnë në mënyrë ilegale në këtë vend, prezanton ditën e sotme një paketë të re ligjore.

Projektligji i ri trajton temën e emigracionit ilegal, dhe e konsideron tashmë një vepër të tillë krim. Tashmë azilkërkuesit e futur ilegalisht në Britani do të trajtohen si autorë të një vepre penale.

Në bazë të dispozitave të projektligjit të ri, kushdo që kapet duke u futur në mënyrë të paligjshme në Britani, pavarësisht arsyeve, mund të dënohet deri me katër vjet burgim. Një masë e tillë tenton që të dekurajojë hyrjen në vend të imigrantëve përmes Kanalit të Lamanshit me varka të vogla e gomone.

Trafikantët do të ndeshen me ndëshkime më të rënda, duke e rritur dënimin nga 14 vjet burgim në burgim të përjetshëm. Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel tha se ligji synon të ndreqë sistemin problematik britanik të aplikimeve për status azilanti. momentalisht, të gjithë personat të cilët kapen nga rojat bregdetare duke ardhur nga Franca, akomodohen në qendra paraburgimi ose edhe në hotele, deri në momentin që përfundon shqyrtimi i aplikimit të kërkesës për azil.

“Plani ynë i ri për imigracionin është i drejtë, por i prerë. Ne mirëpresim njerëz përmes rrugëve të ligjshme dhe të sigurta dhe duke parandaluar abuzimin e sistemit, duke goditur aktivitetin kriminal që mundëson futjen e paligjshme në vend”, tha Patel.

Detajet

Ajo sqaroi se pavarësisht se si përpiqeshin që ti portretizonin, as ajo dhe as kryeministri britanik dhe as vetë Britania nuk janë kundër emigracionit. “Ne kemi botuar një plan të drejtë, por të vendosur për të ndaluar njerëzit që rrezikojnë jetën e tyre në udhëtime të rrezikshme në Mbretërinë e Bashkuar, për të thyer modelin e biznesit të bandave të kontrabandës së njerëzve dhe për të shpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore të jenë këtu. Por ne e dimë se ka edhe më shumë për të bërë. Koncepti i kufijve të hapur është një koncept i gabuar”, u shpreh ajo.

Zonja Patel sqaroi se nuk do të ishte e drejtë për qytetarët, taksat e të cilëve financojnë shërbimet publike. Sipas saj Mbretëria e Bashkuar ka një traditë të gjatë dhe krenare për tu bërë shtëpi për njerëzit që ikin nga persekutimi dhe shtypja. “E gjithë qeveria është e përkushtuar për një qasje bujare dhe të dhembshur ndaj atyre në nevojë. Ekziston një qasje tjetër e gabuar ndaj imigracionit që ne duhet ta sfidojmë.

Dhe kjo është qasja e fantazisë. Është fantazi e pastër të thuash që ne mund t’i japim një shtëpi kujtdo që dëshiron të vijë këtu. Ligji i kombësisë britanike nuk ka ndryshuar që nga viti 1983 dhe tani është plot me anomali”, u shpreh ajo.

Në bazë të rregulloreve të propozuara, emigrantët që nuk ndiqen penalisht, por janë futur në mënyrë të paligjshme në vend do të marrin vetëm status të përkohëshëm qëndrimi dhe nuk do të përfitojnë nga ndihma shtetërore, përveçse në rastet kur janë plotësisht pa të ardhura.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In