• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Brilanti Aleksandër Moisiu, shqiptari në filmin e parë me zë

26/09/2021
in Nostalgji
A A
Brilanti Aleksandër Moisiu, shqiptari në filmin e parë me zë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Midis dy luf tëra ve, kur bota po përjetonte lirinë e ekranit, kur kinemaja amerikane, franceze dhe italiane po eksploronin… në trendet e reja të gjuhës së filmit, befas zbulohen tre emra shqiptarësh që shkelën të parët në kinemanë evropiane dhe atë hollivudiane; Aleksandër Moisu, Kristaq Antoniu dhe Eleni Qirici i japin zë historisë sonë kinematografike, ndërsa në Shqipëri shënonte xhirimet e para.

Në “paqen” midis dy luftërave botërore kinemaja amerikane, franceze e ajo italiane u bënë kronikat e kohës edhe për shqiptarët…Këtu sapo shënoheshin xhirimet e para filmike, dhe kompanitë po hapnin një e nga një kinematë.

Kur xhirimet nuk merreshin përsipër nga shteti dhe as nga kompani prodhuese por nga njerëz që kishin prirje dhe vullnet individual, në këtë vend të Ballkanit, për herë të parë dëgjohet të flitet për shqiptarë të famshëm, sukses evropian apo botëror. Kamerat e vendosura për herë të parë në duart e shqiptarëve kërkonin figura dhe ndikime nga aktorë të mëdhenj të filmit për të luajtur një rol të fuqishëm në jetën kulturore kinematografike të shoqërisë shqiptare.

Mes viteve 1924 deri në vitin 1939, disa emra u shndërruan në emblemë të kulturës shqiptare jashtë vendit. Aleksandër Moisiun dhe Kristaq Antoniun po e ndiqte një emër i ri, në moshë mjaft të vogël, quhej Elena Qirici, e cila do të kthehej nga Australia ku lindi, në vendin e origjinës e të niste karrierën e saj në Korçë. “…Janë vite të konsolidimit të jetës kulturore shqiptare të mirëfilltë, gjallërimi i jetës koncertale dhe veprave të letërsisë moderne, pushtojnë ekranin yjet e kinematografisë botërore.

Në periudhën midis dy luft ëra ve botërore, ndihet ndikimi i kinemasë amerikane, franceze dhe italiane. Po kështu shqiptarët ndjekin kronikat e kohës, veçanërisht ato të xhiruara në Shqipëri. Befas në ekran, pranë emrave botërore shqiptarët kanë zbuluar edhe praninë e aktorëve shqiptarë që luajnë në filma të huaj”, shkruan Natasha Lako, nga kjo kronikë në librin e saj me ese “Energjia filmike”.

Moisiu ishte një nga aktorët më të mëdhenj në skenën e viteve ’30, duke u shfaqur në filmin e parë evropian me zë, kur brenda kësaj kohe një djalosh simpatik shqiptar i pajisur me cilësi të rralla artistike, u duk në qiellin e Rumanisë -shkruhej në vitin 1931 për Kristaq Antoniun.

Ndërsa aktorja tjetër që ka impresionuar publikun shqiptar është Elena Qirici. Siç është bërë e njohur tashmë, ajo është vajza e parë shqiptare që del në ekranin e madh, që e ka filluar jetën e saj artistike në skenat shqiptare. Pavarësisht gjendjes ku ndodhej Shqipëria dallon fakti i bashkëjetesës së shqiptarit me kinemanë ku edhe nisën të dalin karakteret e para.

“Me gjithë përpjekjet për çeljen e syrit kinematografik, pavarësia e shkurtër shqiptare, nuk mund të ofronte as mjete, as mundësi për t’u shprehur në imazhin shqiptar. Ishte politika vetizoluese e periudhës së diktaturës komuniste, që kërkoi që Shqipëria të plotësonte të gjithë nevojat e veta në një ekonomi të mbyllur, ku shqiptarët u vunë të prodhonin vetë gjithçka, duke përfshirë edhe filmin shqiptar”, shprehet Lako.

Moisiu, në filmin e parë evropian me zë – Përgjatë periudhës së lulëzimit të ekranit të lirë botëror, në Shqipëri shfaqen filma të aktorit të madh me orgjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, i cili në kohën e Gjermanisë naziste dërgon kërkesën për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Në vitin 1902 Moisiu shkon të punojë në teatrin gjerman të Pragës dhe nga viti 1904 punon në Berlin, ku aktori bëhet dhe miku i regjisorit të madh Reinhard. Turnetë e tij në të gjithë skenat e Evropës dhe të Amerikës e shpallën si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës së viteve ’30.

“I shquar për kombinimin e zërit të tij dramatik, si dhe për temperamentin e tij ekspresiv, A. Moiusiu ka luajtur në skenë figura të kryeveprave dramatike botërore si Hamletin e Shekspirit, Fedjan e “Kufomës së gjallë” të Tolstoit, rol që shënon zhbirime të thella brenda shpirtit të njeriut. Sigurisht që ky hero i skenës e ka sa të lehtë, aq edhe të vështirë të hyjë në fushën e re të betejave kinematografike”, veçon kineastja Natasha Lako kur bën historinë e kinemasë në Shqipëri në botimin e saj “Energjia filmike”.

Këtë talent të rrallë të skenës e fton në realizimet e filmave të parë evropian me zë. Në këtë profil Moisiu luan në filmin e parë evropian me zë të shtëpisë filmike gjermane “Das Scharce”, që realizohet gjatë viteve 1912-1913 dhe pas tij pasojnë “Sytë e Ole Brandis”, realizuar në vitin 1914, nga Deutsche Bioskop me regjisor Stellan Rey, “Kulizzenzauber Barckerss” në vitin 1915, “Biri i tij i vetëm”, regjisor Gartner, po në vitin 1915 tre filma të regjisorit Wellin, “Pique dame”, 1918, “Unaza e tre dëshirave”, 1918; “Ndërmjet vdekjes dhe jetës” 1920. Më pas Aleksandër Moisiu luan në filmin “Martesa e figaros” të regjisorit Mac (1920), si dhe “Dishepulli i djallit”, realizuar nga shoqëria amerikane Warner Bross, (1929), “Llozha e mbretit”, e regjisorit Bryan foy (1929), “Lorenc de Medici” të regjisorit Brignone, 1935. Sipas gazetës gjermane Allemagne Zeitung të 14 qershor 1929 thuhet se Aleksandër Moisiu interpreton Hamleton dhe deklamon në anglisht monologun “to be or not to be”.

Mes viteve 1924 deri në vitin 1939, disa emra u shndërruan në emblemë të kulturës shqiptare jashtë vendit. Aleksandër Moisiun dhe Kristaq Antoniun po e ndiqte një emër i ri, në moshë mjaft të vogël, quhej Elena Qirici, e cila do të kthehej nga Australia ku lindi, në vendin e origjinës e të niste karrierën e saj në Korçë. “…Janë vite të konsolidimit të jetës kulturore shqiptare të mirëfilltë, gjallërimi i jetës koncertale dhe veprave të letërsisë moderne, pushtojnë ekranin yjet e kinematografisë botërore.

Në periudhën midis dy luftërave botërore, ndihet ndikimi i kinemasë amerikane, franceze dhe italiane. Po kështu shqiptarët ndjekin kronikat e kohës, veçanërisht ato të xhiruara në Shqipëri. Befas në ekran, pranë emrave botërore shqiptarët kanë zbuluar edhe praninë e aktorëve shqiptarë që luajnë në filma të huaj”, shkruan Natasha Lako, nga kjo kronikë në librin e saj me ese “Energjia filmike”.

Moisiu ishte një nga aktorët më të mëdhenj në skenën e viteve ’30, duke u shfaqur në filmin e parë evropian me zë, kur brenda kësaj kohe një djalosh simpatik shqiptar i pajisur me cilësi të rralla artistike, u duk në qiellin e Rumanisë -shkruhej në vitin 1931 për Kristaq Antoniun.

Ndërsa aktorja tjetër që ka impresionuar publikun shqiptar është Elena Qirici. Siç është bërë e njohur tashmë, ajo është vajza e parë shqiptare që del në ekranin e madh, që e ka filluar jetën e saj artistike në skenat shqiptare. Pavarësisht gjendjes ku ndodhej Shqipëria dallon fakti i bashkëjetesës së shqiptarit me kinemanë ku edhe nisën të dalin karakteret e para.

“Me gjithë përpjekjet për çeljen e syrit kinematografik, pavarësia e shkurtër shqiptare, nuk mund të ofronte as mjete, as mundësi për t’u shprehur në imazhin shqiptar. Ishte politika vetizoluese e periudhës së diktaturës komuniste, që kërkoi që Shqipëria të plotësonte të gjithë nevojat e veta në një ekonomi të mbyllur, ku shqiptarët u vunë të prodhonin vetë gjithçka, duke përfshirë edhe filmin shqiptar”, shprehet Lako.

Moisiu, në filmin e parë evropian me zë – Përgjatë periudhës së lulëzimit të ekranit të lirë botëror, në Shqipëri shfaqen filma të aktorit të madh me orgjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, i cili në kohën e Gjermanisë naziste dërgon kërkesën për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Në vitin 1902 Moisiu shkon të punojë në teatrin gjerman të Pragës dhe nga viti 1904 punon në Berlin, ku aktori bëhet dhe miku i regjisorit të madh Reinhard.

Turnetë e tij në të gjithë skenat e Evropës dhe të Amerikës e shpallën si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës së viteve ’30. “I shquar për kombinimin e zërit të tij dramatik, si dhe për temperamentin e tij ekspresiv, A. Moiusiu ka luajtur në skenë figura të kryeveprave dramatike botërore si Hamletin e Shekspirit, Fedjan e “Kufomës së gjallë” të Tolstoit, rol që shënon zhbirime të thella brenda shpirtit të njeriut. Sigurisht që ky hero i skenës e ka sa të lehtë, aq edhe të vështirë të hyjë në fushën e re të betejave kinematografike”, veçon kineastja Natasha Lako kur bën historinë e kinemasë në Shqipëri në botimin e saj “Energjia filmike”.

Këtë talent të rrallë të skenës e fton në realizimet e filmave të parë evropian me zë. Në këtë profil Moisiu luan në filmin e parë evropian me zë të shtëpisë filmike gjermane “Das Scharce”, që realizohet gjatë viteve 1912-1913 dhe pas tij pasojnë “Sytë e Ole Brandis”, realizuar në vitin 1914, nga Deutsche Bioskop me regjisor Stellan Rey, “Kulizzenzauber Barckerss” në vitin 1915, “Biri i tij i vetëm”, regjisor Gartner, po në vitin 1915 tre filma të regjisorit Wellin, “Pique dame”, 1918, “Unaza e tre dëshirave”, 1918; “Ndërmjet vdekjes dhe jetës” 1920.

Më pas Aleksandër Moisiu luan në filmin “Martesa e figaros” të regjisorit Mac (1920), si dhe “Dishepulli i djallit”, realizuar nga shoqëria amerikane Warner Bross, (1929), “Llozha e mbretit”, e regjisorit Bryan foy (1929), “Lorenc de Medici” të regjisorit Brignone, 1935. Sipas gazetës gjermane Allemagne Zeitung të 14 qershor 1929 thuhet se Aleksandër Moisiu interpreton Hamleton dhe deklamon në anglisht monologun “to be or not to be”./Aktoret Shqiptare/

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In