• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Briken Çalja dhe Evangjeli Veli vijnë me medalje nga Moska

14/04/2021
in Sport
A A
Briken Çalja dhe Evangjeli Veli vijnë me medalje nga Moska
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja erdhën me medalje nga Kampionati Europian i Peshengritjes, që u mbajt në Moskë. Çalja fitoi Medaljen e Argjendit në shtytje dhe të Bronzit në dygarësh, ndërsa Veli mori medalje bronzi.

Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përgëzoi sportistët për arritjet. “Dua t’i falenderoj të pestë kolegët, Evangjeli Velin, Briken Çaljan, Daniel Godellin, Erkan Qerimajn dhe Krenar Shorjan, që garuan, sepse jo vetëm na nderuan, por dy prej tyre sollën medalje.

Për Brikenin dhe Evangjelin kam një mirënjohje të veçantë, do të thotë që mundi shpërblehet. Jam i bindur se është vetëm çështje kohe që të pestë të kthehen me medalje”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës do japë një buxhet shtesë për përgatitjen e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, jo vetëm të peshëngritjes, por edhe të notit e të atletikës. “Puna e mirë shpërblehet, bashkëpunimi shpërblehet! Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam. Më vjen mirë që në një vit, ku patëm shumë sfida dhe shumë problematika, duke filluar nga tërmeti dhe pandemia, po kthehen lajmet e mira, duke filluar nga vaksina, rindërtimi, tani edhe medaljet në sport.

Dua që t’i promovojmë modelet që realisht frymëzojnë. Ka ardhur koha që të frymëzohemi nga sportistët e mirë, nga nxënësit e mirë, nga njerëzit që punojnë në komunitet”, tha Veliaj. Dy kampionët falenderuan kreun e Bashkisë për mbështetjen dhe premtuan se do sjellin medalje edhe nga Lojërat Olimpike. “Falenderoj shumë kryetarin e bashkisë për mbështetjen që ka dhënë tek klubi jonë i Tiranës”, tha Veli.

Ndërsa Çalja tha: “Doja të falenderoja kryetarin për suportin, pa harruar edhe klubin Tirana me shefen e klubit, gjithashtu edhe Federatën e Peshëngritjes për suportin dhe mbështetjen. Kjo është një nismë për Lojërat Olimpike, besoj që do të sjellim medaljen olimpike, atë që e presin shumë shqiptarët”, nënvizoi Çalja.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In