• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Braçe pasi u ndaluan 115 administratorët e basteve: Kujtuat se i’u kishim harruar… 7-15 vjet burg i’u presin?!

22/02/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Braçe pasi u ndaluan 115 administratorët e basteve: Kujtuat se i’u kishim harruar… 7-15 vjet burg i’u presin?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një reagim për operacionin policor që vuri në pranga 115 persona për vijimin në paligjshmëri të basteve online, shkruan se ata rrezikojnë nga 7 deri në 15 vite burg. Zv.kryeministri thotë se pavarësisht ndalimit me ligj të basteve sportive prej fillim vitit 2019, ky fenomen ka vijuar, edhe pse jo me përmasa të mëdha sipas tij, por që meriton të njëjtën goditje si kjo e policisë me qindra arrestime.

Braçe paralajmëron se kontrollet do të vijojnë teksa ndan një falenderim për Policinë e Shtetit. Zv. kryeministri ka publikuar foto dhe video nga çfarë policia ka gjetur, ndërsa momenti më pikat është ai i arrestimit në flagrancë i disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e FNSH.

“Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg. Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë. Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë! Unë dua të falenderoj policinë e Shtetit për hetimin e vështirë e tejet profesional, durimin për të kapur në flagrance secilin administrator. Por mbi të gjitha dua të falenderoj çdo qytetar, prind a familjar që ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua të nxis edhe më tej çdo qytetar që vihet në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit të informojë Policinë e Shtetit. Ata do te jenë aty për të goditur, njësoj si dje!”, shkruan Braçe.

Nga aksioni i gjerë policor në disa qytete, u sekuestruan 172 mln lekë të vjetra. Nga fotot e publikuara nga Braçe shihen edhe paratë e sekuestruara, duke nisur nga vlerat minimale 5 euro, deri në kartëmonedha 500 euroshe. Po ashtu, janë sekuestruar edhe aparatet celularë, në të cilët duke gjetur mënyrën për të fshehur ID nga Shqipëria, arrinin të hapnin faqe të huaja online të basteve, të cilët AKEP i ka bllokuar të hapen në vendin tonë. Nga fotot që publikon zv.kryeministri shihen edhe bisedat në Whatsapp, ku qytetarët nisin skedinën, e cila më parë kur bastet ishin të lejuara me ligj, ishin në formë të printuar. Lekët ia jepnin në dorë personave të përfshirë në këtë grup, të cilët kishin hapur llogaritë online ku bënin pagesat përmes kartave të kreditit.

Share212Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In