• Kontakt
Monday, August 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Bollino: Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushteti

21/11/2020
in Blog
A A
Bollino: Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushteti
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita deri tani ka thënë gjithëfarësoj gjërash mbi Covid-19. Fillimisht tha se nuk ekzsiton, pastaj tha se ekziston por është faji i Ramës, pastaj kërkoi gjëndje emergjence, pastaj thërriste se gjendja e emergjencës nuk duhej zgjatur, pastaj tha se maskat nuk duhen, pastaj se duhen, pastaj kritikoi lockdoën sepse privonte lirinë e popullit, pastaj kërkoi lockdoën, pastaj tha se Rama gënjente me të vdekurit dhe se shtonte numrin për të justifikuar gjëndjen e emergjencës dhe për të fituar fonde europiane, tani thotë se Rama në të vërtetë po ul numrin e të vdekurve.

Në pritje të broçkullave të tjera, përpiqemi të arsyetojmë.

I vënë në vështirësi nga gënjeshtrat mbi të kaluarën e tij si “përgjegjës operativ” te Gjykata e Hagës dhe më pas si hetues i Unmiku-t (zanat që i ka lejuar që në pak se 5 vite të vërë një pasuri prej 1 milion euro, rrogë që e la më pas për të punuar në Shqipëri si ministër për më pak se 1000 euro në muaj), Lulzim Basha përpiqet t’u përgjigjet akuzave duke përdorur teknikën e vjetër të shpifjes, të mësuar gjatë viteve të shumta në shërbim të Sali Berishës.

Kur nuk ka një të vërtetë të dobishme për ta përdorur në favorin e tij, Lulzim Basha e shpik. I akuzuar se gënjen mbi rolin në hetimet kundër UÇK-së, tani po përpiqet të akuzojë Ramën se gënjen me numrin e të vdekurve me Covid.

Kur gazetarët i kërkuan që të tregonte provat që kishte në dispozicion, Basha u përgjigje se kishte në celularin e tij emrat e 900 qytetarëve të vdekur nga Covid, 400 prej të cilëve të fshehur nga Qeveria, por nuk i publikon “në respekt” të familjeve. Por nuk ngurron të publikojë në mediat e familjes Berisha fotot e gjashtë kufomave në morgun e Tiranës, tre prej të cilave të shtrira në dysheme për shkak sipas tij të një mungese të hapsirës.

Janë foto-horror të cilat nuk ofendojnë vetëm memorjen e kujt ndodhet aty dhe ndjeshmërinë e kujt i sheh, por edhe inteligjencën e kujt i ka shpërndarë. Çfarë dëshiron të tregojë Lulzim Basha në strategjinë e tij makabre të komunikimit? Që edhe Edi Rama gënjen për Covid ashtu si ai gënjen për UÇK-në?

Para së gjithash ato foto nuk janë provë e asnjë gënjeshtre, pasi gjashtë trupat që janë fotografuar përputhen me shifrën e 15 të vdekurve në një ditë për shkak të Covid, shifër e shpërndarë nga qeveria, të cilëve iu shtohen edhe të vdekurit për shkaqe të tjera që vendosen në të njëjtin morg, patjeter te mbingarkuar. Por ato foto nuk tregojnë mbi të gjitha asgjë pasi asnjë, aq më pak qeveria, mohon ekzistencën e pandemisë. Përkundrazi, opozita në shumë raste në fjalimet e veta ka synuar të mohojë, ndërsa aleati kryesor i Bashës, këmbëngul të zhvillojë takime pa vënë as maskën, pasi mendon se Covid mposhtet me hudhër dhe raki.

Tani Lulzim Basha e ka kuptuar me ne fund se pandemia ekziston dhe se njerëzit po vdesin dhe në Shqipëri, si në Maqedoni, Mal të Zi, Itali, Gjermani, Francë, Greqi, Shtete e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës. Por në asnjë prej këtyre vendeve opozita nuk ka guxuar të amplifikojë terrorin dhe ankthin që tmerron njerëzit, siç po bën Basha në këto orë.

Sepse të hedhësh teorinë se të vdekurit janë shumë më shumë ka vetëm qëllim terrorist dhe destabilizues, identik me dinamikën e tij të djegies së mandateve në parlament apo sulmit të qeverisë me shishe molotovi. Por ne fakt strategjia e Bashës nuk ka vetëm një funksion destruktiv të brendshëm. Të përpiqesh të tregosh se Rama gënjen me shifrat e viktimave të Covid (sikur të deklarosh 15 të vdekur në ditë është ndryshe nga sa të deklarosh 30) synon të tregojë se qeveria nuk di të administrojë krizën shëndetësore dhe të shpresojë që Brukseli ta marrë parasysh në afatin e rëndësishëm të 11 dhjetorit që po afrohet, kur do të vendoset të hapen apo jo negociatat me Bashkimin Europian.

Basha dhe Berisha me rrjetën e tyre të aleatëve që i ndjekin me në krye Ilir Metën kanë vetëm një obsesion: çkreditimin e Shqipërisë sa më shumë të munden me shpresën se më në fund mund të rimarrin kontrolli siç ishte shtatë vite më parë (shtatë vite që atyre por dhe ne na duken një shekull) dhe pak rëndësi ka për ta nëse duhet të shkatërrojnë imazhin, shkërmoqin besueshmërinë, dhe si tani, të përdhosin dhe të vdekurit.

Ata i kanë deklaruar luftë Edi Ramës, por është vetëm një luftë pushteti e bazuar në urrejtje ku janë të gatshëm të përdorin çdo armë pa asnjë respekt as ndaj njerëzve, as ndaj të vertetës.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In