• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bojkoti i Superiores, kryeministri Rama: Ky teatër me futbollistë skllevër duhet të mbarojë!

10/09/2020
in Aktualitet, Sport
A A
Bojkoti i Superiores, kryeministri Rama: Ky teatër me futbollistë skllevër duhet të mbarojë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk kam asnjë dijeni për kërkesat. Nuk kam pasur asnjë kërkesë zyrtare për të diskutuar. Kemi bërë një sërë ndryshimesh në funksion të sporteve dhe të futbollit në veçanti.

Nëse ka dialog, ka mundësi për të parë më tutje”, kështu e nisi kryeministri Edi Rama fjalën e tij, i pyetur nga mediat në lidhje me bojkotin e Superiores dhe kërkesat që Liga Profesioniste e Futbollit ka.

Më 10 gusht është publikuar kërkesa, por Rama e mohon diçka të tillë dhe më pas hidhet edhe në sulm. “Nëse mund të bëjmë diçka më shumë, jemi gati ta bëjmë.

Por që futbollistët të vazhdojnë të trajtohen si skllevër në informalitet të plotë, të marrin rroga më të mëdha se të gjithë të tjerët në këtë vend dhe të jenë të pasiguruar, të deklarohen sikur janë punonjës fasonesh me rrogë minimale, kjo nuk mund të vazhdojë”.

Më tej kreu i qeverisë ka shtuar: “Kemi krijuar hapësirën që të mund të deklarojnë për një periudhë të caktuar pa paguar tatim fitimi, por ama duke qenë të detyruar të deklarojnë një pagë mbi një nivel të caktuar siç është në të vërtet. Ky teatër me klube dhe futbollistët që janë skllevër dhe nuk i paguajnë shtetit asgjë dhe janë në të zezë, duhet ta mbarojë”.

Në lidhje me bojkotin ai ka shtuar: “Duhet një qasje mirëkuptuese. Nëse bëhet fjalë për përmirësim, nuk ka problem. Kemi adresuar ato që kemi diskutuar. E mira s’ka fund. Le të vijnë, le të flasin. Kanë bojkotuar kampionatin, është vendimi i tyre. Nuk marrin urdhra nga ne dhe nuk mund t’i detyrojmë që të mos e bojkotojnë kampionatin.

Ata duhet ta mendojnë pse kanë kaq pak spektatorë, pse ka kaq shumë dhunë dhe pse dhe si mund të arsyetohet që qeveria dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të rëndohen 10 vjet në funksion të çfarë? Çfarë është ky shembull banal qe i jepet shoqërisë. Një ligë superiore që jeton në informalitet të plotë dhe vepron në të zezë. Kur vjen puna për të marrë lekët, i merr edhe nga UEFA edhe nga rrugët e tjera.

Por nga ana tjetër duhet të kontribuojnë. Tavolina ime është gjithmonë e hapur për të gjithë. Nuk më duket e drejtë që t’i kërkohet qeverisë dhe shoqërisë që të suportojë më tutje këtë situatë. Këtu është diçka e bërë me bindje që të formalizohet futbolli. Po të marrim dhe të shikojmë shifrat sa ka bërë kjo qeveri, duhet të ketë një konsens dhe angazhim për të biseduar. Nuk jam unë që po shqetësohem se ata po bojkotojnë vetveten. Duan të bojkotojnë vetveten, malet e tyre më të larta”.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In