• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bindet edhe kritiku Nikoll Lesi, merr në mbrojtje Ramën: Po na mbron në këto ditë të vështira, Basha të mos bëjë protoganizëm politik, se po ia fut kot

24/03/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Bindet edhe kritiku Nikoll Lesi, merr në mbrojtje Ramën: Po na mbron në këto ditë të vështira, Basha të mos bëjë protoganizëm politik, se po ia fut kot
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nikoll Lesi, si rrallëherë në këto vite, ka mbështetur kryeministrin Edi Rama për masat e marra në luftën kundër koronavirusit.

Ai kritikon Lulzim Bashën ndërkohë, se po bën protagonizëm politik.

“Lideri opozitar Lulzim Basha është aktiv ditët e fundit. Disa sugjerime të tij janë të drejta dhe duhen marrë parasysh nga kryeministri Rama. Dhe janë marrë, por jo të gjitha.

Nëse vonoi disi në mbylljen e tragetëve dhe linjave ajrore me Veriun e Italisë, kryeministri nxitoi duke e kuptuar gabimin dhe futi në veprim metodat represive, të cilat duken se po rezultojnë efikase. Ndryshe mund të kishim skenarin italian të Bergamos, ku nuk kishte vend për të varrosur të vdekurit!

Kryeministri Rama pavarësisht se ka qejf daljen shpesh në TV dhe e ka si ves të vjetër, por duhet pranuar se autoriteti i tij, edhe pak arrogant (dikush shton edhe diktatorial) vendosi rregulla të prera dhe të nevojshme. Asnjë nuk guxon të dalë nga shpia në oraret e vendosura. Edhe ndonjë “tradhtar” që guxon të dalë, merr ndëshkim shembullor, çka bën që të tjerët të mbyllen në shpi duke ruajtur veten, familjen e tyre, por edhe krejt shoqërinë.

Në fakt një si Rama mund të ndërmerrte masa të tilla ushtarake. Por që mjekët thonë se janë shumë të domosdoshme.

Ndaj duhet lavdëruar në këtë gjë, kryeministri. Për gjërat e tjera kemi kohë ta “masakrojmë” pas koronavirusit.

Sonte doli prapë lideri opozitar Basha duke kërkuar masa që një pjesë duhen, por kur flet se duhen mbyllur gjithçka në Shqipëri, e ka gabim. Bizneset apo veprimtaritë e tjera prodhuese të cilat respektojnë orarin, kushtet e punës sipas Ministrisë së Shendetsisë, distancat, kushtet higjenike, dezinfektimet, etj nuk kanë pse mbyllen.

Njërëzit duan punë. Kushtet ua plotëson pronari apo drejtuesit e biznesit ku kryhet aktiviteti dhe nëse nuk janë në rregull jo gjoba të majme, por edhe arrestime.

Por kurrsesi mbyllje të gjithëçkaje zoti Basha!

Protoganizmi politik nuk ka sens këto kohë zoti lider i opozitës.

Nëse duhet pse nuk shkon në takim me kryeministrin Rama? Nuk është ulje hunde, por përkundrazi tregon vizion dhe atdhedashuri.

Ndaj jo gjithçka thotë opozita është gjëja më e mençur në këto kohë”, shkruan Lesi.

Share240Tweet150


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In