• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Bilushi i Metës shpjegon si shpëtoi nga burgu “Kaçi i Bardhë”

15/11/2020
in Humor
A A
“Kaçi i zi” shoqërohet në polici, maskën: Nuk më njihni, kam qenë deputet?! Del i rehabilituar…me maskë! Dhimbje e madhe nga PD (Foto)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shoqërimit në polici të Kaçit të Bardhë, Bilushi i Metës doli me një komunikatë për shtyp për gazetarët ku tregon arsyet dhe prapaskenat e ndalimit të tij.

Të dashur gazetarë!

Shoqërimi në polici i “Kaçit të Bardhë”, është një përpjekje për të goditur dhe izoluar Presidentin e vendit Ilir Meta.

Ai u shoqërua dy ditë pasi shetiti nga Liqeni, bashkë me presidentin Meta pa maskë. Pas kësaj Edi Rama dha urdhër që ai të arrestohet.

Policia e ndali atë në rrugë dhe i kërkoi maskën. “Kaçi i Bardhë” refuzo t’ua tregojë.

Atëhere ata i thanë do vijsh me ne në komisariat.

Në komisariat e shpëtoi një polic i PD.

-Eu,- tha,- më erdhe prap në dorë o “Kaçi i Zi”.

-Nuk jam “Kaçi i Zi”,- i tha ky, jam Kaç Ismali.

-Po or taj të njof që je Kaç Islami se të kam shoqëru në polici në Maj të ’96. Jam ai polici që të kam marr zvarrë tek Rruga “Kavajës” e të kam çu në polici se shajshe Doktorin, thojshe do ti thyejmë kafkën. Rrugës të binim me shkelma e shpulla duke të thënë “Kaçi i zi”, “Kaçi i zi”.

-E atëhere kishit të drejtë,- tha Kaçi. Nuk arrija te kuptoja vizionin e Doktorit si duhet. Tani i jap të drejtë për atë që ka bërë. Kemi dhe ne gabimet tona. Por kjo që po bën Edi Rama që na detyron të vëmë maskë, është kriminale. Doktori nuk do ta bënte kurrë.

-Po or ti shok ke të drejt, po ça me i ba ligjit se thotë duhet me të dënue po nuk e vure maskën. Po nuk e ke dënohesh dhe më keq.

-Ti e di, në dorë tënde jam tani. Qenke dhe i partisë sonë,- i tha “Kaçi i Bardhë”.

Ndërkohë në zyrë hyri një policë tjetër i cili sa e pa thirri: -Ou paskeni ndal “Kaçin e Bardhë”.

-Jo or taj, ktij i thonë “Kaçi i Zi”.

-Eh “Kaçi i Zi” i kan pas thënë në kohën e parë, tani quhet “Kaçi i Bardhë”.

-Po mirë, u zgjidh puna, -tha polici. Do themi e kishte maskën. Nga “Kaçi i Zi” tani duket “Kaçi i Bardhë” dmth mban maskë dhe duket i bardhë. Me këtë argument po të lëshoj.

-Faleminderit,- i tha Kaçi.

Pas kësaj doli i lirë, falë vullnetit të policit të PD dhe inteligjencës së tij.

Por kjo nuk e lehtëson krimin e Edi Ramës që kërkon të izolojë dhe trembë Ilir Metën. Tani pritet dhe arrestimi dhe shoqërimi i Bahri Shaqirit dhe atyre që bëjnë xhiro nga mëngjesi me të.

Por ne nuk do nënshtrohemi. Sot u bëj me dije se çdo mëngjes Presidenti dhe “Kaçi i Bardhë” do dalin bashkë xhiro nga liqeni pa maskë. Po ka këllqe Edi Rama le t’i arrestojë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In