Sonila Meço para disa javësh zëvendësoi opinionisten e ‘BBV’, Balina Bodinaku pasi kjo e fundit ishte e sëmurë.
Ajo u përfshi në debate të shumta me konkurrentët, teksa ju dha dha këshilla të vlefshme lidhur me rrugëtimin e tyre.
Duke qenë se natën e djeshme u mbajt finalja e madhe “BBV”,përmes një postimi në Instagram ajo ka treguar rëndësinë që mori ky format për publikun.
Eksperimetim social e cilëson ajo show-in “Big Brother” ku gjatë një analize të mirëfilltë ka shpjeguar lidhjen dhe fuqinë që ka interneti dhe rrjetet sociale në jetën e secilit prej nesh.
Pikërisht ajo “mendje” e ndritur arriti të kuptonte këtë lidhje e si pasojë e cilëson këtë format si një nga dhjetë më të sukseshmit që është në atë përmasë saqë arrin të zbrazë rrugët në qytete.
Ajo nëpërmjet një analize psikologjike kërkon të shpjegoj këtë fenomen i cili ndikon aq shumë, thashethemet sipas saj janë morfina e shqiptarëve.
Dëshira për të qenë afër jetës private të tjetrit duke e përgjuar atë është fiks ajo për të cilën jeton kjo shoqëri.
Meco e ka cilësuar formatin një eksperiment te vogël brenda atij eksperimenti të madh që po ndodh ne vendin tonë ku gjërat që kanë vërtet interes neglizhohen dhe si përfundim jetojmë në një vend të rrënuar moralisht, ekonomikisht dhe politikisht
“Çdo popull meriton qeverinë që ka”– shprehet me thënien e filozofit ‘Joseph de Maistre’ në fund të postimit Meço.