• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Betim i qeverisë para presidentit të “shkarkuar”

18/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Betim i qeverisë para presidentit të “shkarkuar”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri janë betuar sot te Presidenti Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës. Menjëherë pas betimit, Rama nuk ka humbur kohë, duke zhvilluar në kryeministri mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Në pamjet e publikuara nga Presidenca shihet kryeministri Edi Rama, i cili betohet me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, ndërsa në një tjetër shihet me presidentin Ilir Meta, teksa i jep letrën e dekretit.

Ministrat e qeverisë së re dhe kryeministri Rama sot morën letrën e dekretit nga presidenti Ilir Meta ashtu siç e përcakton protokolli.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”.

Mediat u ndaluan të ishin në këtë eveniment edhe vetë Rama nuk e transmetoi në faqen e “Facebook” të tij. Gjithçka u bë në fshehtësi dhe zgjati vetëm pak minuta më pas, Rama dhe ministrat u nisën në këmbë drejt kryeministrisë.

Por le të rikthehemi pak muaj më parë Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit tha se duhet të çojnë Ilir Metën në shtëpi, duke e cilësuar atë si turpin më të madh që Shqipëria ka pasur në krye të vendit. Rama asokohe shtoi se ai që voton Ilir Metën turpëron të gjallë dhe të vdekur.

“Të mendosh sot për fëmijët do të thotë të mendosh edhe për vajzën e Ilir Metës që siç thotë edhe vetë ai ajo i lutet Babi mos pi, hajde në shpi. Më 25 Prill çoni në shtëpi Ilir Metën. Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi sepse është turpi më i madh që Shqipëria ka pasur në krye. Ai turp duhet të zhbëhet më 25 Prill. Ai që voton Ilir Metën turpëron të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij. I ka lëshuar pëllumba e sorra prapa”, tha Rama gjatë takimeve në fushatën elektorale.

Nuk u mjaftua vetëm me kaq në fundin e kësaj legjislature mazhoranca dhe opozita parlamentare ngritën një komision të dytë hetimor dhe më pas Paramenti shkarkoi me 104 vota pro presidentin Meta dhe e dërguan në Gjykatën Kushtetuese. Çekiçi i kushtetueses ka fatin politik të Ilir Metës nëse ai do ta mbyll mandatin e tij apo jo?

Vetë Ilir Meta deklaroi para zgjedhjeve se nuk do ta dekretonte Edi Ramën kryeministër nëse do fitonte zgjedhjet me praktika kundër standardeve, por sot ai është tërhequr duke bërë iu bindur detyrimit kushtetues.

Gjithçka u harrua edhe nga pamjet e publikuar, pasi kishte mbaruar, Edi Rama kryeministër dhe Ilir Meta president u takuan sërish dhe kësaj radhe në po të njëjtat pozicione.

Pamjet me video brenda institucionit të Presidencës janë bërë publike. Rama dhe ministrat janë ‘betuar’ secili më radhë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutë e më pas kanë marrë dekretin nga presidenti Ilir Meta. Mes Ramës dhe Metës nuk ka pasur asnjë kontak, fjalë apo shtrëngim duarsh.

Paradoksi i kësaj ceremonie lidhet edhe me faktin se në mesin e të dekretuarve nga Meta, është edhe emri i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili drejtonte komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit.

A ka moral politika?!. Siç e dëgjojmë çdo ditë në vendin tonë dhe kjo vërtetohet fare mirë nga lëvizjet e politikanëve tanë. Të cilët për pushtet janë gati të harrojnë çdo gjë edhe pse para pak kohësh ata nuk lanë gjë pa i thënë njëri tjetrit duke i përmendur dhe familjet. Përplasja e parë mes Metës dhe Ramës pas zgjedhjeve të 25 prillit na dha një tablo tjetër, ku i mungonte “trokitja e gotave”/Gazeta Shqip

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In