• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Betejë për të ruajtur “pushtetin” e opozitës

12/06/2020
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Opozita parlamentare ka ndërmarrë një nismë për ndryshime kushtetuese, në të cilën kërkohet korrektimi kombëtar i votave për partitë që kalojnë pragun 5 për qind, hapja të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Myslim Murrizi ka depozituar aktet në sekretarinë e Kuvendit dhe është në betejë për të grumbulluar 28 nënshkrime deputetësh, për t’i mbështetur ato.

Ky natyrisht do të jetë një proces i vështirë, pasi presioni i opozitës jashtëparlamentare mbi deputetët që kanë nënshkruar, është rritur.

Por befas kjo përpjekje është përballur me një agresion nga Partia Demokratike, sidomos për pikën e heqjes së koalicioneve parazgjedhore.

Në këtë pikë ka nevojë për një debat real. Nëse do të hapen listat, pra nëse do të hyjë në Parlament ai që votohet më shumë, koalicionet parazgjedhore duhet të hiqen, pasi duhet të dalë e qartë përgjegjësia e çdo partie për ata që hyjnë në listë.

Listat e hapura nuk është se sjellin mrekulli në Parlament. E vërteta është se mund të sjellin edhe më shumë banditë se sa ka, nëse në një koalicion parazgjedhor, partitë e vogla kandidojnë secila nga një bandit. Ata marrin më shumë vota se çdo intelektual aty brenda.

Katër nga deputetët që kapi ligji i dekriminalizmit, në fakt ishin deputetë të partive të vogla në koalicionet parazgjedhore.

E kuptoj që Edi Rama e Lulzim Basha mund ta mbajnë listën të pastër, por nëse ata bëjnë një tren me 40 parti, në fakt ka shumë shanse të kenë bërë një tren me 40 banditë, pa mbajtur përgjegjësi për ta.

Ndaj kërkesa për listat e hapura e ka të domosdoshme kërkesën për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Kundërshtimi i kësaj kërkese nga PD tregon sa fallco e kanë luftën për dekriminalizimin e politikës.

Nga ana tjetër, ambasadorët e Perëndimit që kanë mbështetur marrëveshjen PD- LSI- PS, janë të interesuar të ruhet marrëveshja e nënshkruar, por janë të hapur për debatin me opozitën parlamentare, për pika që nuk prekin marrëveshjen e miratuar.

Ndaj beteja për ndryshimet kushtetuese është në të drejtën e opozitës parlamentare. Socialistët, të cilët janë të hapur për çdo ndryshim lidhur me reformën zgjedhore, duhet t’ua plotësojnë atyre kërkesat, ashtu siç ja plotësuan Partisë Demokratike dhe LSI kërkesat e tyre.

Kërkesat e opozitës parlamentare nuk prekin atë që është arritur në marrëveshjen mes tre partive. Ato vetëm shtojnë kërkesa të reja, që e bëjnë sistemin më të hapur, më të sigurtë dhe më përfaqësues.

Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In