• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha po “vrapon drejt burgut” duke përgatitur trazira: Mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit! Tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

04/12/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Berisha po “vrapon drejt burgut” duke  përgatitur trazira: Mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit! Tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha po përgatitet për të çuar vendin drejt trazirave. Qysh kur u shpall “non grata” nga amerikanët dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokrati, ish-kryeministri Berisha ka nisur një aksion në bazë, me qëllim rrëzimin e Bashës dhe marrjen e timonit të selisë blu.

Por teksa ditët po kalojnë, Berisha ka ashpërsuar tonet, ndërkohë që gazeta ka mësuar se ai po mobilizon njerëzit e vet për të nisur protestat pas 11 dhjetorit. Në këtë datë është parashikuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, në të cilin do të votohen ndryshimet statutore dhe nga ku do të hidhen piketat për shkarkimin e Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Berisha përgatitet për trazira

Mirëpo sipas informacioneve, paralelisht me organizmin e Kuvendit, Berisha dhe njerëzit më besnikë të tij po përgatiten që të nisin protestat masive.

Ndryshe nga sa kemi parë, ku protestohet kundër kundërshtarit, ish-lideri demokrat ka si qëllim që të protesta edhe kundër shefit të qeverisë, edhe kundër shefit të opozitës. Mësohet se pas Kuvendit të 11 dhjetorit, Berisha do të thërrasë mbështetësit e tij në një tubim para Kryeministrisë, ndërsa më pas turma e militantëve që mbështesin atë do të drejtohen për tek selia blu.

Qëllimi kryesor është që trazirat të nisin menjëherë pas Kuvendit të 11 dhjetorit dhe para atij të 18 dhjetorit, teksa përmes kësaj lëvizje Berisha kërkon t’i tregojë muskujt kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të lëshojë pengun Lulzim Basha.

Pra, sipas të njëjtëve burime, mësohet se Berisha po përgatitet për trazira, ku nga një anë do protestojë kundër Ramës, nga ana tjetër do protestojë kundër Bashës, të cilin synon t’ia marrë PD-në me dhunë.

Madje një sinjale të kësaj natyre e ka dhënë dje edhe vetë zoti Berisha nga “Foltorja” e Devollit, kur zbuloi se në Kuvendin e 11 dhjetorit, mes të tjerash do të vendoset edhe për nisjen e protestave. “Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë.

Më 11 dhjetor në Kuvend do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi një qëllim themelor të rikthejmë pushtetin tuaj dhe votën e lirë”, deklaroi ai.

Zheji dhe Ngjela: Berisha do provokojë trazira

Megjithatë, sinjale se ish-kryeministri Sali Berisha do të provokojë trazira dhe rrëzojë me dhunë Lulzim Bashën nga drejtimi i PD, dje kanë dhënë edhe avokat Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji. Ku i fundit gjatë një prononcimi për mediat theksoi se ditë pas dite po duket se qëllimi i “Foltores” së Berishës, sipas tij, është të trembë ata që nuk i binden ish kryeministrit.

“Po duket gjithnjë e më qartë një skenar i parashikuar nga pak analistë që qëllimi i Foltores, është që të trembë, të krijojë frikë te PD te Basha te ata që nuk i binden, të bëjë presionin e duhur, duke thënë unë humba zgjedhjet e dhashë dorëheqjen por di të rikthehem nga pozitat e forcës.

Kur u shpall “non grata”, Berisha tha unë pa forcë nuk imponohem dot, këta pa forcë të fusin në burg, ndaj po kthehem me forcë”, deklaroi Zheji. Ndërsa avokat Ngjela paralajmëroi dje gjatë një prononcimi për mediat se nëse Berisha do të përdorë dhunë, do të hyjë në lojë NATO. “Nëse ka armë, do i përgjigjet NATO. Ai tha (Berisha); do bëjë kryengritjen. Ai filloi lojën ushtarake para zgjedhjeve. Me armë se bën dot se krijon tension ndërkombëtar”, deklaroi Ngjela.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In