• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA

28/11/2021
in Blog
A A
Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Një nga përgjigjet që mund të merrni përse Sali Berisha është në listë të zezë së SHBA, familjarisht mes të tjerash si hajdut i fondeve publike në kohën që ka qenë kryeministër, është tek “Foltorja”.

Për organizmin e këtij aksioni politik, duket që po harxhohen miliona nga familja e Sali Berishës. Mund të bëni disa llogari.

Sali Berisha ka tre vetura me truproja private, plus veturën e tij super të shtrenjtë, me të cilat shëtit në gjithë Shqipërinë. Fatura e një eskorte të tillë për gjithë vitin shkon tek 200 mijë euro, duke mos llogaritur këtu kostot e udhëtimit për takimet e “Foltores”.

“Foltorja” është e centralizuar si produkt mediatik. Aty nuk lejohet të hyjnë media të tjera por sinjali prodhohet nga televizioni i familjes Sali Berishës.

Dhe kjo ka kosto, pa llogaritur që vetë ky kanal harxhon mbi 1 milionë euro në vit të padeklaruara. Po kështu ka një marketing digjital të padeklaruar, që shkon po ashtu në qindra mijëra euro.

Takimi virtual i Berishës në SHBA, një vend që ka rregulla për transparencë financiare, mbahet në një sallë shumë të shtrenjtë, pa llogaritur këtu udhëtimin dhe qëndrimin aty të dy moderatorëve të “Foltores”.

Ka dhe dhjetëra detaje të tjera, shpenzime të fshehta ku hyjnë njerëzit që merr nga pas me vetura në çdo takim, dhe për të përmendur pagesa nën dorë për pika të debatueshme të mbështetjes së tyre në publik brenda PD.

Sali Berisha nuk ka asnjë transparencë për këto shpenzime. E di që janë shumë të vogla në raport me fitimet e familjes Berisha në pushtet, pasi të gjitha nuk kapin as ryfshetin e koncesionit për ngjyrosjen e naftës apo pullave fiskale. Por ama është një shenjë se Berisha po reagon si njeri i pasur ndaj SHBA dhe jo si një asket i mbetur pa lek.

Pas vitit 1997, kur ai po ashtu ishte në krizë me SHBA, por jo në këtë nivel, ai nuk ja dilte dot as të merrte një sallë me qira për takime. Opozita e tij ishte e varfër, bazike, e pa financuar dhe në kontrast me luksin e qeverisë. “Foltorja” e Sali Berishës më shumë se sa demonstrimi i një viktime të SHBA, është demonstrimi i një pasaniku të majmur kundër SHBA, që është tërbuar pse duan t’i prekin pasurinë.

Paret e fshehura të familjes po dalin sheshit dhe po investohen për t’i bërë karshillëk SHBA. Ndaj mos pyesni Sekretarin Blinken ku i ka gjetur faktet. Pyesni Sali Berishën ku i gjen paratë për “revolucionin e “Foltores” kundër SHBA.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In