• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Berisha në Vlorë nga makthi se Mediu mund t’i dalë si Luli

25/09/2021
in Blog
A A
Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Takimin e Sali Berishës në Vlorë e dominoi beteja kundër reformës në drejtësi. Ndryshe nga takimet e tjera, ai u përpoq të bënte kalë beteje luftën kundër reformës në drejtësi.

Duke qenë një reformë të cilën SHBA e ka cilësuar dhe interes strategjik të SHBA në Shqipëri, Sali Berisha ishte dy herë i motivuar. E para, se merrte hak ndaj SHBA për atë që i kanë bërë, e dyta, se dje laku i saj u ngushtua rreth djalit të tij të implikuar në një nga ngjarjet më tragjike në Shqipëri, ku u vranë 26 vetë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Beteja kundër reformës në drejtësi nuk është se e dëmton më reformën. Kjo është një betejë e viktimave të saj me të dhe jo betejë e aktorëve politikë që mund ta dëmtojnë atë.

Por Sali Berisha tani po mendon vetëm për një skemë. Ai po përpiqet të dalë si viktimë nga ndëshkimet e radhës që mund t’i vijnë nga drejtësia. Duke parë se çështja e Fatmir Mediut po shkon në Gjykatë të Lartë dhe natyrisht frika se Mediu mund të bëhet “pentito” si Luli, e kanë motivuar atë të hidhet në sulm kundër reformës në drejtësi, që nëse i biri i tij përfundon në burg nga drejtësia, ta paraqesë atë si hakmarrje ndaj Berishës, që sulmoi reformën në drejtësi.

Të gjithë e pamë se si gënjente duke thënë se ka kërkuar që Xhorxh Sorosi të shpallej person non grata në Shqipëri. Ky personalisht as e ka thënë, as e ka bërë ndonjë herë. Intervista e tij e fundit për Xhorxh Sorosin ka qenë më 2013 në forumin e Kras Montanës, ku e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë.

Gënjeshtrat që thotë sot, në një sallë mbushur me njerëz që më shumë kanë kuriozitet të shikojnë si ka degraduar Saliu, se sa të presin ndonjë gjë prej tij, janë në funksion vetëm të viktimizimit të tij.

I djegur nga Lulzim Basha dhe ajo që ai e quan “thikë pas shpine” për të, ai tani ka në horizont një rrezik të ri, thikën pas shpine nga Fatmir Mediu.

Shpresa se ai nuk do të flasë dhe nuk do ta shesë është ende e madhe, por po aq e madhe është dhe frika në minutën e fundit, si ajo e Lulzim Bashës. Kjo e bën Berishën që të kthejë kalë beteje reformën në drejtësi, i vetmi motiv që e ka detyruar atë në atë moshë, të marrë shkopin e të dalë rrugëve.

Është duke bërë atë që duhet të bëjë. Jo vetëm ai, por të gjithë. Sali Berisha e ka të nevojshme betejën kundër reformës në drejtësi, pasi ajo ishte makthi i gjithë zhvillimeve qe degraduan PD në këtë pikë.

Lulzim Basha ka bërë po ashtu atë që duhet, duke flakur Sali Berishën. Edi Rama po bën atë që duhet duke i ndenjur larg këtij degradimi të PD e duke u marrë me punët e qeverisjes.

I fundit që pritet të bëjë detyrën para drejtësisë është Fatmir Mediu. Deri sa ajo çështje të mbyllet, mos prisni që Berisha të heqë nga goja reformën në drejtësi. Shembulli i Lulit e lë pa gjumë. Nuk është pak ta kesh fatin e djalit në dore të Fatmir Mediut.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In