• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Berisha ndihmoi Lulzim Bashën të shpëtojë nga presioni i SHBA

08/09/2021
in Blog
A A
Diferenca me të shkuarën në takimin Blinken-Rama
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha në fakt po përpiqet të shpëtojë Lulzim Bashën, dhe jo e kundërta. Në historinë e përballjes së Berishës me SHBA, pas futjes familjarisht në “Listën e zezë” si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe përfitues i të ardhurave të paligjshme nga pushteti, nuk ka ndonjë luhatje.

Berisha nuk e ka pranuar epitafin që ka vulosur vdekjen e tij politike që ditën e parë. Ata që e njohin sadopak Berishën janë të qartë se nuk do të ketë ndonjë zbrapsje të tij nga kjo histori. Ai nuk po lufton më për të qëndruar në politikë, por për t’u mbrojtur me politikë.

Prej fillimit të kësaj historie, çështja ka qenë si do të shpëtonte Lulzim Basha nga kjo histori, dhe jo si do shpëtonte Berisha.

Në fakt, në monologun e fundit me zëdhënësen e tij, Berisha nuk kërcënoi Lulzim Bashën dhe as shantazhoi dikë tjetër.

Në Partinë Demokratike nuk ka asnjë zë serioz kundër tij. Ata që mbahen si intelektualë në parti, udhëzojnë Lulzim Bashën si të bëjë ndonjë marifet që të shpëtojë nga Berisha, por nuk flasin vetë çfarë mendojnë për këtë histori. Kështu që Berisha nuk ka kë shantazhon në PD.

Vetë Lulzim Basha nuk i ka shprehur asnjëherë asnjë lëkundje për pozicionin e tij. E vetmja gjë që Berisha di, dhe këtë e di po nga Lulzim Basha, pasi siç ka thënë publikisht, ai i raporton çdo bisedë me ambasadoren amerikane, është se amerikanët i kanë kërkuar Bashës ta heqë nga grupi parlamentar.

Për ta shpëtuar Bashën nga ky siklet, Berisha në monologun e tij të djeshëm, lëshoi kërcënime për ata që i bëjnë presion Bashës, dhe jo kërcënime për Bashën.

Kërcënimi ishte për SHBA, që i kërkon Bashës të distancohet nga Berisha dhe të pastrojë PD-në. Berisha thjesht u tha që nuk ua jap PD-në, po deshët merrni atë që deklarohen kundër meje.

Në këtë aspekt ai e ka lehtësuar Bashën, pasi ia ka bërë të pamundur në sytë e aleatëve të tij të heshtur, betejën me Berishën.

Berisha do ta kishte vënë në pozitë të vështirë Bashën sikur të dukej si viktimë dhe sikur të bënte sikur kishte frikë Bashën.

Por duke i treguar derën e partisë, siç bëri dje, pa ia përmend as emrin, ai i ka krijuar atij alibi më të fortë se “sëmundja e babait”, për të mos shkuar në mbledhje.

Për fat ka dhe vjehrrin gjallë, dhe herën tjetër mund ta shtyjë me sëmundjen e tij, që është arsye dhe më e fortë për të.

Por më shumë se sëmundja e babait, apo vjehrrit, atë e ka shpëtuar vetë Berisha, vjehrri politik i tij, që e ka futur dhëndër brenda në parti dhe nuk ka ndërmend t’i lërë pjesë në pajë. Sidomos kur mendon që nuk e do pajën për vete, por për SHBA.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

03/09/2025
Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

03/09/2025
Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

03/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In