• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha-Meta peticion për të larguar ambasadën e SHBA-së, hera parë që ndodh pas 100-vjetësh

25/04/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Berisha-Meta peticion për të larguar ambasadën e SHBA-së, hera parë që ndodh pas 100-vjetësh
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrimet e prera të ambasadores amerikane Yuri Kim, ndaj Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, se nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike nëse ai merr drejtimin e partisë, kanë përshkallëzuar deri në ekstrem reagimet e ish-kryeministrit.

Kështu thotë analisti Frrok Çupi, duke ju referuar një peticioni online, kundër ambasadores Yuri Kim, ku i kërkohet DASH, që diplomatja amerikane të ndalë ndërhyrjet në politikën e brendshme të vendit, konkretisht për zhvillimet në PD.

Për herë të parë pas 100 vitesh, tha Çupi i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së, gjë që nuk është thënë as në diktaturë, shtoi analisti. Për Çupin, kjo e çon në ekstrem luftën e mbështetësve në Sali Berishës dhe të Ilir Metës, pasi mund ta çoji deri në situatën e një lufte të armatosur mes militarëve dhe vetë përfaqësuesve të SHBA-në, vetëm e vetëm që këto të dy t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Tani më në fund pasi ambasadorja e SHBA u pozicionua qartë në raport me politikën e ardhshme të opozitës, e cila ka dy rrugë ose të ndërtohet si një grupim i qartë anti-amerikan, ose të shkëputet përfundimisht prej Sali Berishës. Në këtë moment erdhi një përshkallëzim tjetër, ku në vizionin tim është në ekstrem.

Kërkohet largimi i ambasadores së SHBA-së, pra dmth kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së. Këto janë mbledhur për peticione për të dërguar letra në DASH. Është hera e parë që ndodh pas 100 vjetësh. As në periudhën e diktaturës nuk ka ndodhur kështu, ku nuk e pranoi ambasadën e SHBA.

Këtu ndodh që është prezentë SHBA, ambasada, në fund të fundit është iniciatore disa iniciativave rajon-mbrojtëse në Shqipër, por ndërkohë kërkohet që të largohet përfaqësuesja e SHBA. Kjo e çon në ekstrem kërkesën e tyre, luftën e tyre, sepse e çon deri në situatën e luftës së armatosur.

Vetëm në rastin e situatës së armatosur, kur një shtet shpallet armik, vetëm atëherë mund t’i kërkohet SHBA të largojnë përfaqësinë nga Shqipëria. Kjo është shumë e koklavitur, duket sikur hajt se Saliu e bën, por ngrihen masa popullore për të bërë këtë, inkuizicioniste, në çdo moment mund të shpërthej një rrezik i madh në Shqipëri midis njerëzve të armatosur, midis militarëve me vetë përfaqësinë SHBA.

Situata në Shqipëri, për arsye të grupimit, Berisha-Meta, dhe mbledhjes së tyre në një në një front për ti shpëtuar drejtësisë, i vetmi qëllim është të luftohet SHBA si garantuese e drejtësisë në Shqipëri dhe i janë vënë në këtë front. Poshtë këmbëve tona në det ka dallgë shumë të mëdha.

Atje po luftojnë pjesa që e ka shkatërruar Shqipërinë, drejtësinë, pjesa që ka vënë gishtin mbi plagë të Ballkanit dhe i ka trazuar. I gjithë ky grumbullim arkivor, po lufton kundër ndryshimit rrënjësor në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit”- tha Çupi për gazetarin Arbër Hitaj.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In