• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Berisha mes dëshpërimit e paradokseve, nga akuzat për mungesën e masave tek thirrjet për protesta kundër masave dhe thyerje të karantinës

22/04/2020
in Blog
A A
Doktor “mortja” i trembur nga Rama se i publikon kartelën e sëmundjes që mban fshehur: Kryehorri kërkon të mësoje pasaportën shëndetësore të qytetarëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doci

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Për disa javë me radhë akuzoi qeverinë se nuk kishte marrë në kohë masat për parandalimin e covid-19, ndërsa ditët e fundit, duke parë se skenarët e tij me qindra të vdekur po mbeten thjeshtë një ëndërr, Sali Berisha po bën thirrje për protesta kundër masave kufizuese të autoriteteve shtetërore. Madje disa orë më parë Berisha u ka bërë thirrje të riatdhesuarve të thyejnë karantinën. Ndërkaq, në 29 shkurt 2020, akuzoi kryeministrin se po përhapte koronavirusin përmes Kongresit të Partisë Socialiste, ndërsa tre ditë më vonë, në 3 mars 2020, përshëndeti protestën e zhvilluar një ditë më parë (2 mars), kundër qeverisë.

Kjo është trajektorja e çmendur e paradokseve të Sali Berishës, në përpjekje për të përfituar politikisht nga pandemia, përmes mashtrimeve, dezinformimit, manipulimit të realitetit dhe përhapjes së panikut. Më poshtë po sjellim një kronologji të qëndrimeve paradoksale të Sali Berishës në raport me covid-19, qëndrime të cilat mohojnë dhe hedhin poshtë njëra-tjetrën, duke nxjerrë edhe një herë në pah dimensionin dezinformues të ish-kryeministrit gjatë një periudhe kritike për vendin.

Po ashtu, gjatë dy ditëve të fundit, Berisha po tenton ta zhvendosë ofensivën e tij nga covid-19, duke u fokusuar tek çështje të tjera, si tek bllokimi i një videoje me përmbajtje pornografike dhe tek frika e madhe për humbjen e zgjedhjeve të 2021 nga PD. Sinjalin se nuk ka më asnjë shpresë për të përfituar kapital politik nga covid-19 e dhanë së fundmi ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Luan Rama, të cilët pranuan se masat e ndërmarrave rezultuan të efektshme në frenimin e përhapjes së covid-19.

Si ndryshuan qëndrimet e Berishës për interesa politike për covid-19
-29 shkurt 2020, Berisha akuzon Ramën përhapje të covid-19 me kongresin e PS
“Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia, po fshehin rastet me koronavirus për shkak se do mbanin Kongresin që hyri në analet e historisë së krimit si Kongresit i Koronavirusit, Lindës dhe Gjushit”.

-3 mars 2020, Berisha përshëndet protestuesit: 500 mijë dolën në shesh kundër qeverisë
“Populli, i vendosur të mbrojë Kushtetutën dhe të përmbysë narkoshtetin dhe puçin e tij! Nderim të madh 500 000 qytetarëve, që i dolën zot, Kushtetutës në Tiranë dhe i futën tmerrin në shpirt dhe lepurin në bark, narkoshtetit dhe kreut të tij, puçistit Edvin Mafisë. Rama ik! Fitore!”.

-19 mars 2020, Berisha akuzon qeverinë se nuk mori masat në kohë
“Nuk merrej asnjë masë, na thuhet se nuk është ndonjë gjë, na thuhej se 97% shërohen. Dilte zëdhënësja e tyre në media dhe thoshte po pres me padurim rastin e parë të koronavirusit. Për të mos thënë se kishte një vdekje jashtëzakonisht të dyshimtë në Korçë”.

-2 prill 2020, Berisha flet për qindra viktima
“Dhjetëra e qindra të sëmurë me covid 19 do vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke ju mohuar mjekimi”.

-20 prill 2020, Berisha thirrje për protesta kundër masave të qeverisë
“Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha të drejtë qytetarëve të protestojnë. Unë ftoj shqiptarët ta konsiderojnë letër të vdekur deklarata skizo të Ramës të ngrihen në protesta, me maska dhe në distancë sociale. Nëse ka një popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë janë shqiptarët. Po u tolerua me këtë mënyrë, njësoj si i ati i Kim Jong Un, do t’ju numërojë lugët. Duhet ngritur ndaj kësaj çmendurie poshtëruese dhe një njeriu që nuk ka moral”.

-21 prill, Berisha thirrje për thyerjen e karantinës
“Ju bëj thirrje të rikthyerve të refuzojnë të gjithë karantinën për të mbushur xhepat Rama -Abazi dhe ta bëjnë atë në shtëpitë e tyre”. /Shqiptarja.com

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In