• Kontakt
Monday, June 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Bergamoti, më i kërkuari në botë, një thesar që gjendet prej shekujsh në Shqipëri

25/02/2022
in Kuriozitete
A A
Bergamoti, më i kërkuari në botë, një thesar që gjendet prej shekujsh në Shqipëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në botë cilësohet si thesari i artë i Kalabrisë, por rrënjët e tij janë të ngulura thellë në Shqipëri. Shqipëria është e pasur në prodhimet e saj të fruta perimeve, jo vetëm në sasi por edhe në llojë të veçanta, deri tek ato më uniket në botë.

I tillë është rasti i një agrumeje krejt të panjohur, e cila ndonëse në një familje me limonat e portokallet ka disa karakteristika që e bëjnë të jetë ndër agrumet më të rralla në botë. Bëhet fjalë për Bergamotin, agrumen me emrin botanik (Citrus Bergamia).

Ky frut përdoret më së shumti për lëngun e tij fantastik, në përgatitjen e reçelit apo glikosë ashtu si edhe për aromën e tij si përbërës i parfumeve dhe vajrave esencialë. Sot, kjo agrume njihet si një frut i rrallë, i cili kultivohet vetëm në brigjet e Detit Jon, e konkretisht pranë provincës së Kalabrisë në Itali.

Aty prodhohet rreth 80 % e kësaj agrumeje në botë dhe Bergamoti aty është shndërruar në simbolin e gjithë zonës. Një zonë e njohur kjo për praninë e komunitetit më të madh të shqiptarëve në Itali. Dhe, ka një lidhje midis shqiptarëve që jetojnë aty dhe këtij fruti sa magjik aq edhe të çmuar në vlera.

Në zonat e jugut të Shqipërisë, të spikatura për prodhimin e agrumeve, Bergamoti i cili prodhohet në gjendje të egër mblidhet nga banorët e zonës. I njohur në dialekt edhe si pergamont, ai përgatitet nga amvisat si gliko dhe reçel, traditë e vjetër e kuzhinës së ëmbël shqiptare.

Vjen nga shqiptarët që janë larguar nga vendi pas vdekjes së Skënderbeut, kryesisht nga fshati Horr në afërsi të Vranishtit të Vlorës dhe Xarrë nga Konispoli.

Si prodhues të agrumeve që asaj kohe, shqiptarët që emigruan drejt Italisë dhe që krijuan aty komunitetin arbëresh morën me vete edhe farat e agrumeve që rrisnin në kopshtet e tyre, mes të cilave edhe Bergamoti.

Shqiptarët e parë që emigruan drejt Italisë, u vendosën në Spezzano Albanese, San Giorgo Albanese dhe me kalimin e kohës në gjithë Kalabrinë. Ata nisën të merreshin me bujqësi duke kultivuar kulturat e sjella nga Shqipëria përfshirë edhe Bergamotin.

Falë tyre, sot Kalabria njihet në botë si ndër të vetmet prodhuese të Bergamotit. Sot, për të mbrojtur reputacionin e prodhimit të Bergamotit, qeveria italiane ushtron kontrolle serioze përfshirë testimet e vazhdueshme për çertifikimin e kultivimit të kësaj argumeje në mënyrë organike.

Ndërkohë që në Shqipëri, Bergamoti i cili sot prodhohet në sasi të vogla përbën një potencial të fuqishëm për agrobiznesin. Si edhe të gjitha agrumet e tjera, Bergamoti është i pasur në vitamina dhe kripëra minerale. Ai vlerësohet për vetitë e tij si antioksidant i fuqishëm.

Bergamoti ka tre varitete, në ngjyrë jeshile, të verdhë dhe portokalli të lehtë dhe konsiderohet si një ilaç natyral kundër nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Gjithashtu lëngu i tij vlerësohet për efektet e forta që ka për largimin e toksinave në organizëm dhe lëngjeve helmuese.

Tags

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të një nga aktorëve më të mëdhenj korçarë legjendës Dhimitër Trajçe

Në kujtim të një nga aktorëve më të mëdhenj korçarë legjendës Dhimitër Trajçe

23/06/2025
Sot ka ditëlindjen ikona e kinematografisë botërore mbretëresha Meryl Streep

Sot ka ditëlindjen ikona e kinematografisë botërore mbretëresha Meryl Streep

22/06/2025
E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In